Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,098 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-Presidenti i Interit zbulon: “A e dini? Kam refuzuar nje oferte 15 miliarde nga Berlusconi per…”

Ish-Presidenti i Interit zbulon: “A e dini? Kam refuzuar nje oferte 15 miliarde nga Berlusconi per…”
Inter Club Staff

Te gjithe kampionet e 1991 kane qene ne shtepine e ish-Presidentit te Interit, Ernesto Pellegrini, i cili ka organizuar nje darke per ta.

Keshtu, Interi i 31 viteve me pare e ka gjetur veten te festoje edhe njehere Kupen Uefa te fituar me shume se tre dekada me pare dhe ky ka qene trofeu i fundit i Pellegrinit ne krye te Interit.

Nipat e Pellegrinit, i kane dhuruar keshtu nga nje medialion ari te 16 lojtareve qe kane qene prezent ne kete darke.

Ata kane qene: Baresi e Bergomi, Berti e Bianchi, Brehme e Ferri, Fontolan e Mandorlini, Manicone e Morello, Antonio e Massimo Paganin, Pizzi e Stringara, Serena e Klinsmann.

Nderkohe, pikerisht per Klinsmann, Pellegrini ka zbuluar nje prapaskene teper interesante qe ka te beje me Milan dhe Berlusconin:

“Jurgen, ti nuk e di qe ne Boterorin e 1990 ne Itali une e pashe ndeshjen Hollande-Gjermani ne Milano, bashke me Berlusconin”.

“Ishit ju interistat me Brehme dhe Matthaeus dhe perballe milanistat  Gullit, Rijkaard dhe Van Basten…”

“Ne fund fituat ju 2-1 dhe ti shenove golin e pare dhe ne fund Berlusconi me tha: “Te jap 15 miliarde lira per Klinsmann, ma jep mua”.

“Por une nuk leshova asnje centimeter dhe nuk te shita. Jam shume i lumtur qe ti mbete tek Inter sepse je nje legjende e jona”.

Nderkohe, dikush nga salla uleriti menjehere me ze te larte: “Kinezet do ta kishin shitur direkt”, dhe te gjithe qeshin.

Ne kete moment flet Marotta, edhe ai prezent ne kete event: 

“Shikoni se sot Inter ka te njejtat pike me ato qe ka pasur ne viti ne Scudettos se Contes.”

“Jam shume i bindur qe do ja dalim pas ketij pushimi kombetaresh”.

Nje nate teper e bukur per te gjithe ata protagoniste te Interit te viteve 90.”

“Nje shans i arte per tu ritakuar me njeri-tjetrin pas me shume se 30 vitesh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.