Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin shperthen kunder mediave: “Kane thene nje genjeshter te madhe per Inzaghin: nuk eshte aspak e vertete qe…”

Biasin shperthen kunder mediave: “Kane thene nje genjeshter te madhe per Inzaghin: nuk eshte aspak e vertete qe…”
Inter Club Staff

Ne editorialin e tij te perhershem per Tuttomercatoweb.com, Fabrizio Biasin ka folur keshtu per Interin dhe Simone Inzaghin.

Gazetari italian eshte treguar shume i ashper me te gjitha mediat qe me sa duket kane vene ne diskutim tranjerin e Interit.

“Qe nga diten e djeshme kam pare nje pyetje: Nese Inzaghi nuk e fiton Scudetton, a mund te konsiderohet sezoni i tij nje deshtim?”

“Kjo mua me duket nje genjeshter e madhe. Po, nje genjeshter qe kur nis si pyetje, e lere me pastaj kur jepet nje pergjigje.”

“Tranjeri i Interit ne sezonin e tij te pare ka sjelle ne Milano 1/8 e Champions pas pothuajse 11 vitesh. Eshte pak?”

“Ka fituar Superkupen. E pastaj, ne rastin me te keq, eshte ne lufte per Scudetto deri ne javen e fundit dhe ne finalen e Kupes se Italise.”

“Dreqi ta haje, kjo fjala deshtim duhet te perdoret gjithmone? Ose duhet te kete nje peshe tjeter, sepse nuk mund te perdoret dot ne kete rast, do te ishte nje genjeshter.”

“A e dini kush eshte e verteta e fundit? Qe nga keto ane ne kemi nevoje gjithmone te gjejme dike per te masakruar. Duam koken e dikujt patjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.