Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,177 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin shume i ashper me Interin: “Skriniar eshte keqtrajtuar. Klubi ta tregoje menjehere respektin duke…”

Biasin shume i ashper me Interin: “Skriniar eshte keqtrajtuar. Klubi ta tregoje menjehere respektin duke…”
Inter Club Staff

Per Telelombardia, Fabrizio Biasin ka folur edhe per te ardhmen e Milan Skriniar, i cili eshte bllokuar tek Inter pas mungeses se transferimit te Gleison Bremer ne Milano.

“Nga telefonatat qe kam bere me Interin me eshte treguar se vullneti per momentin eshte qe te mbahet ne Milano sllovaku”.

“Por nje ceshtje eshte te thuash se lojtari eshte hequr nga merkato dhe nje ceshtje tjeter te tuhet se ka vullnet per ta mbajtur”.

“Duket sikur per 70 milione euro Skriniar edhe mund te largohet sepse ajo konsiderohet si nje shifer jashte merkatos”.

“Sipas meje Skriniar tani duhet hequr nga e gjithe kjo histori. Ai deri ne nje fare pike edhe eshte keqtrajtuar nga Inter”.

“Eshte vene ne merkato me prespektiven per tu shitur. Tani jo vetem i duhet thene se Inter deshiron ta mbaje, por Inter duhet te tregoje respektin e saj duke bere edhe me shume”.

“Ai po vjen nga nje demtim i vogel dhe Inter si nje sinjal per ta mbajtur, ta hedhe ne fushe ne miqesoren e radhes kur te jete gati me shiritin e kapitenit ne krah”.

“Me pak fjale, i duhet treguar se Inter e do dhe e respekton. Kjo sepse e meriton. Nese beson tek ai, e blindon direkt”.

“Pastaj duke pare shkuan gjerat me Bremer, do te thoja: “Ok, e mbajme. Por te shohim cfare mund te bejme edhe me te tjeret”. Une e them edhe njehere: shirtin e meriton Skriniar dhe Handanovic madje do e kuptonte kete zgjedhje. Do te ishte nje gjest qe do te tregonte shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.