
Corriere zbulon te gjithe prapaskenen: “Bremer kishte siguruar Interin deri ne momentin e fundit: pastaj u fut ne mes…”
“Kane qene dy dite teper te shemtuara per Beppe Marotten dhe Piero Ausilion e hena dhe e marta per gjithcka cfare ka ndodhur”.
Keshtu shkruan sot Corriere dello Sport, e cila flet per tratativen e deshtuar mes Inter dhe Torinos per Gleison Bremer.
“Ne fund, Inter ka mbetur e hidheruar. Por duhet thene se deri te marten ne mengjes, Inter ka marre siguri te plote nga lojtari me te cilin pretendohej se kishte nje pakt te hekurt”.
“Deri diten e marte, drejtuesi sportiv i Interit ka marre gjate gjithe kohes nga agjenti i lojtarit, Paolo Busardo, i cili garantonte besnikeri te plote, respekt per premtimin e dhene dhe zero tradheti”.
“Nje pakt eshte nje pak, edhe pse ne merkato nuk i dihet asnjehere, por agjenti vazhdonte te siguronte Interin”.
“Dhe keshtu ndodhi: e siguroi Interin deri sa dolen ne pah parate, dhe ne ate moment, Bremer zgjodhi ta prishte kete pakt, per dsia para me shume”.
“Juventusi ka gjetur nga De Ligt milionat qe i duheshin per te prishur mendjen e Bremer dhe ai ka qene momenti i duhur dhe celesi per te mbyllur gjithcka”.
“Nderkohe, Inter ka ne Appiano Gentile ende Skriniar, i cili nese nuk largohet, eshte e sigurt qe goditja Bremer do te harrohet komplet nga interistat qe gjithmone kane preferuar qendrimin e sllovakut”.