Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon: “Inter-Chalobah, ja shifra e vertete qe ka kerkuar Chelsea per huazimin e tij”

Biasin zbulon: “Inter-Chalobah, ja shifra e vertete qe ka kerkuar Chelsea per huazimin e tij”
Inter Club Staff

Nje nga emrat me te nxehte ne merkaton e Interit ne oret e fundit eshte ai i Trevoh Chalobah, mbrojtesit te Chelsea.

Sipas lajmeve te fundit, ai po ben gjithcka qe te vije ne Milano per te luajtur me mikun e tij Romelu Lukaku dhe per te marre vendin e Andrea Ranocchias ne skuader.

Por dicka e tille deri me tani nuk ka ndodhur edhe per faktin se Chelsea ka disa kerkesa te larta per lojtarin anglez.

Per kete gje ka folur sot gazetari i njohur prane ceshtjeve te Interit, Fabrizio Biasin, i cili ka treguar edhe me shume per kete.

“Ne kete moment qe flasim, Inter po kerkon nje mbrojtes dhe syte me se shumti i ka hedhur nga Trevoh Chalobah”.

“Ne nje kohe kur eshte parkuar Francesco Acerbi qe eshte gati te beje gjithcka qe te vije ne Milano, Marotta deshiron lojtarin e Chelsea”.

“Por sa po kerkon Chelsea per Trevoh Chalobah? Nje shume jo te vogel. Ata duan 2 milione euro vetem per huazimin e lojtarit”.

“Eshte nje shifer e larte, sepse behet fjale per nje huazim nje vjecar. Nderkohe, flitet edhe se Chelsea nuk deshiron te perfshije nje te drejte apo detyrim blerje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.