Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

575 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta ka gati goditjen fantastike ne sulm: nese ja arrin, dy skuadra te medha mbeten me ‘gisht ne goje’

Marotta ka gati goditjen fantastike ne sulm: nese ja arrin, dy skuadra te medha mbeten me ‘gisht ne goje’
Inter Club Staff

Parashikohet nje sesion merkatoje shume i rendesishem per Interin kete vere. 

Klubi zikalter ne fakt do te kete nje marzh te madh manovre ne rast se do te shitet Lautaro Martinez tek Barcelona.

Pikerisht ketu bazohet teoria e fundit qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport e cila flet me siguri dhe me detaje per dicka te tille.

Nje marreveshje prej me shume se 100 milione eurosh kjo qe mund te hape portet e Interit per nje goditje fantastike nderkombetare.

Emri qe ka perzgjedhur Marotta dhe qe nga Gazzetta pershkruhet si nje emer ‘fantastik’ eshte ai i sulmuesit te Liepzig ne Gjermani, Timo Werner.

Ai ka nje klauzole largimi vetem 60 milione euro qe per standartet e futbollit te sotshem e duke e krahasuar me cilesite e tij dhe moshen, duken shume pak.

Nese Marotta ja del ta sjelle lojtarin nen urdherat e Contes, i bie te lere me ‘gisht ne goje’ sipas Gazzettes dy klube te medha Europiane: Bayern Munich dhe Liverpool.

Ata vazhdojne edhe me tej me teorine e tyre: “Goditja ne sulm? Ne maje te listes se Marottes, i shenuar madje edhe me rreth te kuq eshte ai i Timo Werner.”

“Interesi i Interit eshte i forte dhe konkret, por nuk do te jete e thjeshte te arrihet tek ai sepse si lojtar eshte fantastik dhe pas tij ka skuadra shume te rendesioshme.”

“Pasi ai rinovoi me Liepzig, ka nje klauzole largimi prej 60 milione eurosh qe skadon brenda prillit dhe ky eshte nje lajm i mire dhe nje lajm i keq njekohesisht.”

“Lajm i mire sepse shifra eshte e vogel. Lajm i keq eshte se skadon ne fund te prillit dhe Interi nuk pritet ta kete larguar Martinez deri ne kete date.”

“Konkurenca me e madhe e Interit duket se eshte Bayern dhe dihet pesha e tyre per futbollistat gjerman. Por Interi i ka te gjitha armet per tu futur ne gare per te dhe Marotta po mendon per ‘all in’.

Me sa duket, eshte perseri gjermani emri kryesor ne listen e Interit keshtu per te zevendesuar Lautaro Martinez.

Por edhe pse Gazzetta dello Sport shkruan per kete teori, ne kete moment, largimi i Lautaro Martinez nuk eshte aspak i sigurt. Perkundrazi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.