Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

830 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bologna-Inter, thellohet akoma edhe me shume skandali: “Eshte zbuluar se skuadra e Bolognes nuk ka pasur asnje…”

Bologna-Inter, thellohet akoma edhe me shume skandali: “Eshte zbuluar se skuadra e Bolognes nuk ka pasur asnje…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Lega e Serie A e ka marre shume seriozisht ndalesen qe i eshte bera disa ndeshjeve te enjten.

Ata e kane cuar kete ceshtje ne Gjykaten e Arbitrazhit duke fituar keshtu tre padi nga kater, por e vetmja qe nuk eshte fituar eshte ajo per ndeshjen Bologna-Inter.

Por cfare ka ndodhur? Kete gje e shpjegon diten e sotme Corriere dello Sport, e cila zbulon dicka teper te rende per skuadren e Bolognes.

“Me sa duket Liga e Serie A ka cuar ASL (Institutin e Shendetit Publik) ne arbitrazh per vendimet e tyre per te mos u luajtur kater ndeshje gjate te enjtes.”

“Lega e Serie A i ka fituar te gjitha ceshtjet me ta, pervec asaj te Bologna-Inter, ku me sa duket, skuadra e Bolognes ka qene e vetmja qe nuk ka qene ne rregull me vaksinimin.”

“Ne skuadren e tyre, asnje lojtar nuk ka pasur dozen e trete te vaksines dhe per me shume, dy lojtare nuk kishin asnje doze vaksine. Te gjithe keto sipas ligjit ne fuqi ne Itali duhet te futen ne karantine nese kane kontakt me te prekur nga virusi.”

“Kjo ka bere qe Instituti i Shendetit Publik ti fuse ata te gjithe ne karantine ne baze te ligjit dhe ne kete rast eshte zbatuar rregullorja.”

“Kjo e perkeqeson shum situaten e klubit te Bolognes ne kete histori sepse tregon nje sjellje te papergjegjshme per sa i perket mbarevajtjes se kampionatit.”

“Ne kete mes Interi e ka pesuar duke mos pasur asnje faj dhe gjithcka ka ndodhur sepse Bologna nuk ka qene e vaksinuar. Me te vertete nje situate e cuditshme dhe Interi tani me te gjitha gjasat do te duhet te luaje perseri me ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.