Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,181 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tottenham i kthen pergjigje Interit per Dembele: “Ky eshte cmimi i lojtarit. Cfare do te beni?”

Tottenham i kthen pergjigje Interit per Dembele: “Ky eshte cmimi i lojtarit. Cfare do te beni?”
Inter Club Staff

Nuk eshte nje mister qe Interi e ka vene ne maje te listes se saj per mesfushen Mousa Dembele per sa i perket sezonit te ardhshem. 

Per shkak te forces fizike, inteligjences taktike dhe kualitetin bashke me eksperiencen nderkombetare, mesfushori belg i Tottenham konsiderohet si profili i duhur per te perforcuar skuadren e Spallettit ne ate zone te mesfushes.

Natyrisht, vlen per tu permendur se tratativa per ta sjelle ate ne Milano nuk eshte aspak e thjeshte.

Kjo sepse ne radhe te pare Dembele e ka treguar se deshiron te lere Tottenham duke pasur vetem nje vit te mbetur ne kontraten e tij (i skadon ne qershor 2019) dhe motivet qe Tottenham nuk ja ka rinovuar kontraten sipas asaj qe behet me dije ne Angli eshte gjendja fizike e Dembele.

Si pasoje, lojtari eshte ndjere i zhgenjyer dhe deshiron te largohet ne kete sezon. Preferenca e tij ne momentin e pare ishte Kina sepse atje e prisnin shume para por me pas Interi eshte shfaqur ne skene dhe lojtari ka medyshje tashme plus aty do te gjente edhe shokun e tij te mire Radja.

Interi nga ana e saj, sic eshte treguar disa here nga media te ndryshme, ka nje as nen menge i cili eshte Jiangsu Suning ne Kine qe deshiron te marre Dembele pasi te kaloje disa vite ne Milano duke pranuar edhe kerkesat e tij. Ja perse tek skuadra zikalter jane optimiste qe ne fund ai do te vije tek Interi.

Ne kete pike mbetet per tu gjetur nje marreveshje me Tottenham dhe ketu del ne pah pjesa e dyte e historise dhe mbase me e rendesishmja. Spurs ende kerkojne shume apra per te. Sipas lajmeve te fundit ne Belgjike, ata i kane kthyer nje pergjigje Interit ditet e fundit: “Cmimi i Dembele eshte 28 milione euro dhe pa kaq para nuk leviz. Cfare deshironi te beni?”

Nderkohe qe Interi mendohet dhe deshiron te ule keto pretendime te Tottenham (te cileve nuk i ka kthyer pergjgije ende por ne ato shifra nuk do te behet duke pare edhe moshen e lojtarit), ne daten 13 korrik do te mbyllet merkato kineze e mbase pas asaj date do te merret vesh dicka me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.