Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

962 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonolis: “Kinezet e Interit kane nje kompani gjigande, kurse kinezet e Milanit…”

Bonolis: “Kinezet e Interit kane nje kompani gjigande, kurse kinezet e Milanit…”
Inter Club Staff

Paolo Bonolis nuk humbet kurre rastin te shfaqe pasionin e tij per Interin dhe te thumboje kundershtaret sa here i jepet mundesia. 

Eshte e vetmja figure publike ne itali, tifoz i Interit, qe mbase i afrohet paksa Peppino Priscos, edhe pse avokati legjendar eshte i paarritshem nga askush.

I ftuar ne “Intervisten e Maurizio Costanzo” qe transmetohet tek Canale 5, Paolo Bonolis ka shpjeguar se ku ka lindur dashuria e tij per Interin.

Ja fjalet e tij:

“Une vij nga Milano. Bej tifozllik per Interin sepse edhe babai im ishte nje tifoz i zikalterve.”

“Prinderit e mi u takuan ne Rome, tek Borgo Pio, sepse gjermanet nuk bombardonin Vatikanin dhe te mite kishin shkuar si refugjat aty.”

“E kujtoj qe babai im fliste dy gjuhe te ndryshme, nje romaneske te thelle shtepie dhe nje milaneze te kulluar me prinderit qe kishte ne Lombardi gjate telefonatave.”

Gjate emisionit, drejtuesi i emisionit e ngacmoi me nje shaka Bonolis per kinezet e Interit dhe te Milanit.

E menjehershme ishte pergjigja e Paolos:

“Cfare po bejne keta kinezet? Duhet te pyesesh keta te Milanit, se ne te tjeret e dime se cfare po bejne tanet. Kinezet tane jane kineze me nje kompani gjigjande, kurse kinezet e te tjereve jane thjesht kineze…”

Me pas edhe nje deklarate dashurie per Mourinhon: “Sa me ka pelqyer, e kam ende ne zemer. Eshte nje personazh fantastik po ashtu si Luciano Spalletti qe eshte mjaft i pregatitur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.