Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,618 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi eshte zhgenjyer shume nga nje lojtar? “Nuk pritet te luaje me deri ne fund si titullar: kjo sepse…”

Inter, Inzaghi eshte zhgenjyer shume nga nje lojtar? “Nuk pritet te luaje me deri ne fund si titullar: kjo sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket ndeshja ndaj Empolit e ka zhgenjyer shume Simone Inzaghin ne lidhje me nje lojtar ne vecanti.

Ne kete ndeshje zikalterit kane vuajtur shume sidomos ne pjesen e pare ku Inter ka nisur gjithcka nga nje rezultat 0-2.

“Inzaghi kishte zgjedhur te luante ne sulm me Correa dhe Lautaro, por me sa duket, ish-lojtari i Lazios ka zhgenjyer shume tranjerin e tij.”

“Kjo eshte hera e disate qe ndodh, sepse tashme El Tucu ka rreth gjashte muaj qe nuk shenon as edhe nje gol te vetem.”

“Pertej problemeve fizike qe ka pasur, Correa tani duhet te mendoje qe te ndryshoje paraqitjet e tij sepse nuk kane qene aspak ne lartesine e skuadres ku ai luan.”

“Ai eshte pare shume i fikur dhe ndaj Empolit pothuajse ka bere gjithmone gjerat qe nuk duhet te bente: kur duhet te gjuante, ka pasuar, e kur duhet te pasonte, ka dribluar.”

“Per kete arsye, ndaj Juventusit duket se do te filloje nje faze e re per te: ai e ka humbur vendin ndaj Dzeko, qe do te jete titullar.”

“Keshtu, ne keto tre ndeshje, boshnjaku pritet te jete titullari perkrah Lautaro Martinez. Correa do te duhet te jape ndihmen e tij nga pankina e pse jo, te binde Inzaghin se ai mund te beje shume here me mire nga ndeshja me Empolin ku nuk ndihmoi dot fare…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.