Sconcerti per te mos i besuar vesheve: “Arbiter skandaloz. Interi duhet ta mbyllte me 10 lojtare sepse…”
Duke analizuar Inter-Napoli ne faqet e Corriere dello Sport, Mario Sconcerti ka treguar se nuk eshte aspak dakord me disa vendime te arbitrit Massa dje.
Gjithcka sipas tij, ka nisur me faullin e portierit Ospina per Darmian, duke treguar me pas se ka qene nje mekat qe Interi ka fituar dje.
“Me i miri ne fushen e lojes ka qene Handanovic, me i keqi Lukaku, por nje lojtar jo i mire dje ka qene edhe Barella.”
“Kam pare edhe nje Bastoni te lodhur, nje Skriniar jashte ndeshje. Nje Inter totalisht konfuze dhe nje ndeshje te cuditshme.”
“Kesaj radhe e ka fituar ndeshjen arbitri, qe ka dhene nje penallti deri diku te drejte, por qe nuk ishte 100% penallti.”
“Kur Ospina ben faull, Darmian kishte prekur tashme topin ne drejtim te portes. Gabimi i vetem ne kete mes eshte i Inisgne qe shan arbitrit dhe merr karton te kuq.”
“Eshte nje gabim qe nje kapiten i nje skuadre te madhe nuk duhet ta beje kurre, sidomos ne keto nivele qe po flasim.”
“Mungon edhe nje karton i kuq per Skriniar, qe duhet ta kishte marre per nderhyrjen me koke ndaj Lozanos ne fund te ndeshjes.”