Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2022

Scroll to top

Top

226 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje tjeter derby prej lideri: Cambiasso mendon per Milanin, e ardhmja eshte ne San Siro

Nje tjeter derby prej lideri: Cambiasso mendon per Milanin, e ardhmja eshte ne San Siro
Ardis
  • On 04/05/2014, 12:39

Nje derby eshte perhere nje derby, e di shume mire njeri qe ndeshjet midis Interit dhe Milanit i ka luajtur shume here. Njeri qe kete vit ka pasur nderi ne vere shiritin e kapiten Zanettit. Cambiasso po pergatitet te luaje derby-n e disate prej lideri. Kesaj here nuk ka te beje as me skudeton dhe as me gjysemfinale te Champions League, por motivimet nuk mungojne. Per kuqezinjte eshte thirrja e fundit per te mbajtur gjalle shpresen per te hyre ne Europa League, per skuadren e Mazzarrit rasti ideal per te blinduar vendin e peste dhe per te mbyllur sa me mire vitin e pare te Thohir.

RILINDJE – Per Cuchu do te jete ndeshja e 32-te ne sezon, e 426 qe kur ka ardhur tek Interi. Nje fortese e historise se tanishme zikalter, i rilindur kete vit nen drejtimin e dhelpres Mazzarri. Argjentinasi nuk eshte i vetmi qe ka perfituar nga keshillat dhe metodat e teknikut te ri. Me Walter Mazzarrin, Cambiasso nuk ka qendruar asnjehere ne pankine dhe duke e gjykuar nga performancat, numrat dhe mprehtesia ne mesfushe kuptohet edhe pse. Thelbesor ne ceshtjet taktike, serish e ardhmja e tij ne Milano eshte ne dyshim. Per kete ka akoma kohe, fillimisht eshte derby.

KOHA E DERBY-t – Sonte ne mbremje Cambiasso do te zbrese serish edhe njehere ne krah te Hernanes dhe Kovacic. Mekanizmat tashme jane kolauduar ne perfeksion ne dy fitoret ne transferte kunder Sampdorias dhe Parmes dhe ne barazimin ne shtepi kunder Napolit. Roli i Cuchu-s eshte edhe te tregoje dhe te jape keshilla shokeve, mbi te gjitha ndaj baby talentit nga shkolla e Dinamo Zagrebit, akoma i papjekur persa i perket detyrave ne fazen mbrojtese. Sonte ne fushe do te asistojme ne duelin e disate me Kaka, kundershtar i shume sfidave. Muzika ka ndryshur ne krahasim me vite me pare, por etja per fitore ne derby ka mbetur po e njejta.

E ARDHMJA – Nje derby per te jetuar absolutisht prej protagonisti perpara se te beje llogarite me te ardhmen. Nje e ardhme akoma e pavendosur sepse me e rendesishme eshte qe te kapin Europa-n, me pas do te fillojne bisedimet individuale per te vendosur fatin per nje si puna e Cuchu-s qe pret nje thirrje per rinovim. 34 vjecari argjentinas mund te jete i vetmi prej heronjve te Tripletes qe te konfirmohet, por duhet te nje sakrifice nga ana e tij ne planin financiar. Nje argument qe tashme nuk e shqeteson, duke pare qe shume here e ka perseritur qe eshte i gatshem te firmose ne letren e “bardhe”. Cambiasso po pergatitet te perjetoje derbyn e tij, serish prej lideri perpara se te mendoje per te ardhmen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.