Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

BOOM Sport Mediaset: Oriali eshte kontaktuar nga Thohir. Por dikush nuk eshte dakort. Fassone parapelqen…

BOOM Sport Mediaset: Oriali eshte kontaktuar nga Thohir. Por dikush nuk eshte dakort. Fassone parapelqen…
Erion Maksuti

Marco Fassone aspiron per te marre nje rol me rendesi te madhe ne drejtimin e Interit. Drejtori i Pergjithshem i Interit, i cili eshte ne kontakt te vazhdueshem me presidentin Erick Thohir, sipas asaj qe raporton Sportmediaset, deshiron te kete liri shume me te madhe ne merkato, pothuajse te njejten fuqi qe ka edhe Beppe Marotta tek Juventus, dhe te kete Ausilion ne varesine e tij. Fassone gjithashtu mbeshtet ardhjen e Montalit si nje pike lidhje mes tij dhe skuadres bashke me stafin teknik.

Por disa dite me pare, raportohet se Lele Oriali eshte kontaktuar nga njerzit me te afert te Thohirit. Ama ne kete rast duhet te kapercehen pengesat qe paraqesin Fassone dhe Massimo Moratti i cili nga ana e tij akoma nuk ka kaperdire dot largimin e Brancas, qe ishte nje nga njerzit e tij me te besuar gjate kohes qe ai vete ka qene president.

Nje emer qe do pranohej nga te gjithe eshte ai i Walter Sabatinit, por eshte veshtire qe drejtuesi aktual i Romes te zgjidhe kontraten me verdhekuqte. Gjithashtu qarkullojne dhe emrat e Baldinit, Prades, Corvinos, Lo Monacos dhe Ingorgias. Gjithashtu nje emer qe nuk mund te lihet pas eshte ai i Leonardos, i cili ka drekuar disa dite me pare me presidentin erck Thohir, edhe pse nuk ka pasur asgje konkrete ne biseden e tyre ne lidhje me te ardhmen e leonardos ne drejtimin zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.