Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

363 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Futboll, poker apo bilardo? Nje Inter per 10, ja dhe gongu qe zgjon Rolandon…

Futboll, poker apo bilardo? Nje Inter per 10, ja dhe gongu qe zgjon Rolandon…
Donald Elmazi

Asnjehere si kete sezon, te shtyre nga ndeshjet e fundit Verona shkoi ne San Siro me idene per te mundur Interin, per her te pare ne historine e saj ne trasferte. As ne kohen e mrekullive te Osvaldo Bagnoli parashikimet nuk ishin kaq te qarta, me nje Inter qe vinte pas tre hapave fals dhe me disa vuajtje ne mbrojtje, por edhe me nje Mazzarri jo te qete. Fakti qendron qe historia i ka ndaluar W veronezve  ne Milano, nje motiv do te kete. As 12 minuta dhe u kuptua se si do te shkonte mbremja ne Meazza, pavarsisht lojes venetase: dy gola dhe ndeshje e mire.

NE TAVOLINEN JESHILE- Fusha e Meazzas nuk mund te quhet nje tavoline jeshile, ne Angli do te na masakronin me shum se sa po bejne me kerkesen e Vidal ne Madrid. Dhe me shume se me top Interi ka luajtur bilardo, apo poker, zgjidheni ju. Ne te dy rastet, ne tavoline jeshile. Pokeri u realizua, mbi kete nuk diskutohet. Ajo qe spikat eshte se te gjitha rastet ndodhin nga perplasje rokamboleske. Jonathan, Palacio, Cambiasso, Rolando i vjen pa pritur topi i mire per te mundur Rafael. Dhe nese kto ishin skema, i ul kapelen Mazzarrit.

TE SHPETOJME USHTARIN HUGO- Fati ishte, pasi i kishte braktisur zikaltrit ne ndeshjet e meparshme. Por fati nuk mund te mbeshtese edhe gabimet e mbrojtjes zikalter. Golat e Verones lindin nga pakujdesia ne mbrojtje dhe nga levizje jo te duhura dhe ne raste te tjera Carrizo ka rrezikuar te kapitulloje. Mazzarri shpresonte qe te shfrynte dufin pas tre golave me Romen dhe Torinon, por edhe veronezet shenojne dy here. Jemi tek e njejta, nese mungon nr. 14 hapesirat mbrapa rriten. E thone statistikat. Cilat do qofshin problemet , ketu eshte rasti per te shpetuar ushtarin Hugo menjehere.

ZGJIMI I ROLANDOS- Dhe mbi te gjitha eshte nje Inter per noten 10. Nuk ka lidhje me votat ne liste, por eshte numri i shenuesve te ndryshem ne 9 jave kampionat. Rolando hyri ne liste, praktikisht eshte sikur te heqim vetem portierin te gjithe lojtaret te kene shenuar nga nje here. Dhe kunder Verones 4 ‘bombera’ te ndryshem, kjo konfirmon lojen e Mazzarrit qe perfshin te gjithe skuadren ne zonen sulmuese. Nese kjo nuk eshte nje loje skuadre… Meqe ra fjala tek Rolando, ka me shume se nje faj ne golin e Martinhos dhe duket sikur e vuan fizikun e Tonit. Me pas, zgjimi, ajo qe ti nuk e pret: nje kthese e Guarin qe perfundon ne koken e tij dhe pak minuta me pas vjen goli. Ndoshta portugezi ka nevoje per nje gong per te rritur nivelin?

FALENDERIME PER BOSIN E RI- Detaj i fundit, intersant. Erick Thohir, qe kur eshte bere pronar i Interit, ka shijuar dy ndeshje te pasura me gola. Dukshem eshte menyra per te bere per vete Indonezianin, qe ne nje deklarate ka kujtuar ndeshje te merzitshme te Interit, shume e mbyllur ne mbrojtje. Epo mire, Thohir nuk ka asgje per tu qare dhe ndoshta te rrish deri ne agim per te perjetuar keto emocione ia vlen gjithmone. Te shpresojme qe ka reduktuar nr e sms te derguara drejt Morattit, duke e lene ta shijonte te qete ndeshjen.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.