Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero, cfare fjalesh per Interin: “E lehte te komentoni, por diten e sotme e pame te gjithe qe…”

Borja Valero, cfare fjalesh per Interin: “E lehte te komentoni, por diten e sotme e pame te gjithe qe…”
Inter Club Staff

Tashme ai duket se eshte terhequr nga futbolli i profesionisteve dhe ka gjetur nje vend fiks ne mikrofonat e DAZN.

Po flasim per ish-lojtarin e Interit, Borja Valero, i cili duket se sot ka komentuar ndeshjen e Interit dhe ka dale jo pak ne mbrojtje te skuadres zikalter.

Borja ka tentuar te komentoje keshtu i nxehte barazimin e Interit menjehere pas vershellimes se arbitrit te ndeshjes.

“E lehte te komentoni, por diten e sotme e pame te gjithe qe Interi luajti nje ndeshje shume te veshtire dhe ndeshja u komplikua edhe me shume ne fund.”

“Te gjithe e vume re se si Interi e mbylli ne veshtiresi te madhe sepse e mbylli me 10 lojtare ne 20 minutat e fundit dhe perseri zikalterit e provuan qe ta fitonin ndeshjen edhe me nje njeri me pak.”

“Sampdoria eshte nje skuader shume e mire. Prandaj, zikalterit sot kane luajtur shume mire duke llogaritur lodhjen e shume lojtareve te ardhur nga Amerika Latine shume vone.”

“Mbase dikujt mund ti vi keq qe Interi nuk fitoi sot, por ashtu si shkuan gjerat, eshte nje rezultat i mire.”

“Tani mendja duhet te jete vetem tek Real Madrid. Te fokusohen tek Champions League sepse per te bere mire ne Serie A do te jete e mundur nga ndeshja e radhes fundjaves qe vjen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.