Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 1, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero, cfare zbulimi: “Ne 2018 ne ate Lazio-Inter ka ndodhur dicka teper emocionuese: nje fjalim nga…”

Borja Valero, cfare zbulimi: “Ne 2018 ne ate Lazio-Inter ka ndodhur dicka teper emocionuese: nje fjalim nga…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme ne puntaten e radhes Croquetas, i ftuar per DAZN ka qene edhe ish-lojtari i Interit, Borja Valero.

Ai eshte kthyer prapa ne kohe dhe ka treguar nje ndodhi te bukur gjate kohes qe spanjolli ka kaluar ne Milano me zikalterit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Kush me vjen ne mendje nese mbaj mend nje fjalim frymezues nga nje tranjer ne karrieren time?”

“Nuk eshte nje sekret, me kujtohet Luciano Spalletti ne Rome, kur ndaj Lazios luanim per kualifikimin ne Champions League”.

“Po, ka qene nje moment unik, nuk ka qene nje mesazh apo nje fjalim qe ka bere ai per ne, por dicka qe kishte pergatitur”.

“Ishte koha kur po luftonim te shkonim ne Champions. Ai ne dhomat e zhveshjes ne Olimpico kishte pergatitur nje video mesazh”.

“Ishin te gjithe familjaret tane, te cilet na kishin thene dicka te vogel perpara kesaj ndeshje dhe ai na e tregoi kete para se te luanim”.

“Ishte dicka teper prekese, frymezuese, te shikonim femijet tane qe na jepnin force per te filluar ndeshjen. Nuk e di nese ka qene ideja e tij ose e dikujt tjeter, po ka qene e mrekullueshme. Mbase ajo qe beri realitet ate qe ndodhi me pas”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.