Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

449 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje super lajm vjen nga Portugalia: “Sporting i ka bere Interit me dije se deshiron…”

Inter, nje super lajm vjen nga Portugalia: “Sporting i ka bere Interit me dije se deshiron…”
Inter Club Staff

Me sa duket Sportingu i Lisbones e ka shume seriozisht dhe ka nisur me shpejtesi nje trative te re me Interin.

Gjithcka behet fjale per Joao Mario, lojtari portugez qe ka qene i huazuar te Sportingu gjate ketij sezoni.

Ai ka bere shume mire me bluzen e portugezeve dhe madje ka ndihmuar klubin e tij qe te dale edhe kampion i Portugalise.

Per kete arsye, Sporting ka edhe nxitim per ta bere te sajin lojtarin, edhe nga frika se mos ndonje klub tjeter do te futet ne mes.

joao

Prandaj, sipas asaj qe shkruhet sot nga gazeta portugeze Record, te dy klubet po perballen per te gjetur nje rrugedalje.

Ideja e pare eshte qe te gjendet nje marreveshje per nje transferim perfundimtar te lojtarit te lindur ne 1993 ne Portugali.

Interi deshiron ta shese Joao Marion dhe ky i fundit e ka thene disa here se ne Milano nuk deshiron te kthehet dhe deshiron Sportingun.

Interi nderkohe per te thjeshtesuar gjithcka per Sportingun, i ka bere me dije se do te pranoje edhe pagese me keste. Zikalterit duket se ne kete moment kane nje kerkese per te diku te 7-10 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.