Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 8, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero zbulon: “E dini? Njehere takuam Mbappe me Interin ne nje miqesore: De Vrij pesoi nje…”

Borja Valero zbulon: “E dini? Njehere takuam Mbappe me Interin ne nje miqesore: De Vrij pesoi nje…”
Inter Club Staff

Nje anektode e bukur eshte zbuluar diten e sotme nga Borja Valero, ne emisionin Croquetas qe transmetohet ne DAZN.

Ish-lojtari i Interit ka kujtuar nje rast kur zikalterit kane pasur perballe PSG ne nje miqesore ne Macao, vite me pare.

Keto kane qene fjalet e ish-mesfushorit spanjoll: “Me ka mbetur vertete ne mendje nje skene nga ajo miqesore”.

“Ndonjehere ne futbollistet luajme aq shume ndeshje gjate karrieres sone, ku miqesoret nuk zene shume vend ne kujtimet tona, por cfare fuqie ka Mbappe”.

Inter edge Neymar-less PSG on penalties | Macau Business

“Si tani e mbaj mend: kemi luajtur nje miqesore disa vite me pare ne Macao dhe perballe kishim Paris Saint Germain”.

“Ne pjesen e pare ne kete ndeshje ka luajtur Mbappe. Sapo kishte filluar stervitje per ne, dhe ishin ditet e para te grumbullimit”.

“Me kete dua te them se as nuk ishte ne forme. Por qe ne topin e pare, ka bere nje shkeputje ndaj De Vrij sa e ka lene ate rreth 15 metra mbrapa”.

“De Vrij thjesht mbeti i shtangur nga ai moment dhe ne nuk po i mbanim dot te qeshurat me ate skene ne pankine. Ai pesoi nje shock momental ne fushe. Pa frike e la ne vend me 15 metra distance: nje rrufe. I gjori De Vrij qe e pesoi ne ate rast…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.