Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bremer dhe jo vetem: ja tre prioritetet e medha te merkatos per Interin 2.0 te Inzaghit! “Ne liste edhe nje si…”

Bremer dhe jo vetem: ja tre prioritetet e medha te merkatos per Interin 2.0 te Inzaghit! “Ne liste edhe nje si…”
Inter Club Staff

Tre prioritetet e medha te verteta per Interin 2.0 te Simone Inzaghit me sa duket jane ne qender te shkrimit te sotshem te La Gazzetta dello Sport.

Sipas tyre, Interi eshte hedhur me koke ne kete finale sezoni, ku tashme do te luaje nje finale Kupe Italie dhe do te luftoje per Scudetton deri ne fund.

Por mes rinovimesh dhe goditjesh per sezonin e ardhshem, drejtuesit e Interit po bejne te gjitha llogarite qe nevojiten ne kete mes.

Deri me tani ka pasur nje sintoni totale ndermjet paleve edhe per sa i perket merkatos dhe duket se prioritetet e verteta jane tre.

Ne mbrojtje i pari eshte Gleison Bremer, ai qe quhet edhe si i “perzgjedhuri i madh” nga zikalterit.

Me te ka nje marreveshje prej kohesh ndermjet lojtarit dhe drejtuesve dhe tani po negociohet me skuadren e Torinos.

Nderkohe, ai edhe pse ka rinovuar deri ne 2024, braziliani ka marre nje premtim se do te largohet nga Torino aty ku deshiron ai.

Shifrat? Flitet per 25 milione euro pak a shume, por palet duhet te gjejne gjuhen e perbashket dhe te ulen mire ne tavoline.

I dyti prioritet eshte nje zevendes per Brozovic dhe emri i pare qe ka dale eshte ai i Leandro Paredes nga PSG.

Por kerkesa prej 10-15 milione eurosh nga francezet nuk konsiderohet shume e larte, edhe pse lojtari pretendon nje rroge te madhe.

Inter po mendon seriozisht per kete piste sidomos pas paraqitjeve shume te dobta te Interit pa Marcelon ne fushe.

Nderkohe, ai nuk eshte i vetmi emer qe Interi po ndjek per kete rol ne skuadren e saj.

Prioriteti i trete, eshte nje sulmues. Ne vecanti, nje zevendes Dzeko. Nje profil per te tashmen dhe per te ardhmen.

Goditja e madhe quhet Gianluca Scamacca qe ndiqet me shume kujdes dhe pelqehet nga skuadra e drejtuesve zikalter.

Eshte emri i pare ne liste, por jo i vetmi, sepse me sa duket kohet e fundit eshte futur edhe ai i Beto i Udineses.

Inter po kerkon nje lojtar te ndryshem nga Dzeko por edhe te ngjashem. Pastaj ka edhe emra si Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala, por ata jane pak me te larget.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.