Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,362 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Mazzarri ka detyrimin te ndryshoje Interin. Rreziku…

Gazzetta – Mazzarri ka detyrimin te ndryshoje Interin. Rreziku…
Ardi Deda

Gazzetta dello Sport, ne numrin e saj te sotem, provon te analizoje momentin e Interit, nen driten e transfertes zhgenjyese te Torinos qe, per menyren si u zhvillua, duket si nje humbje.

Mazzarri duhet te punoje per tu rinisur qe nga ndeshja brenda ne shtepi kunder Sassuolos, dhe nje dore te rendesishme mund ti jape rekuperimi i Palacio. Tekniku zikalter eshte kritikuar shume, per mos futjen e dy sulmuesve kunder granatasve. Duhet te thuhet qe tekniku ka pasur dyshim deri ne fund, por kushtet jo te mira te Osvaldo, nder te tjera te konfirmuara dhe nga Conte ne grumbullimin e Kombetares, e kane vendosur midis dy zgjedhjeve: me dy trekuartiste dhe Icardin ose me variantin e pjeses se dyte (3-4-1-2, Kovacic mbrapa Icardit dhe Osvaldos). Duke thene kete, mund te kishte hedhur menjehere ne fushe Osvaldon pa menduar per te surprizuar Torinon, sepse Maurito nuk eshte nje luan ne mbajtjen e topit, nuk ben te mundur depertimin e dy trekuartisteve dhe sepse i nevojiten hapesira te hapura pikerisht nga nje sulmues i dyte. Nje gabim ky, i ndikuar pjeserisht nga kushtet e Daniel. Por kjo eshte vetem e para e nje serie pyetjesh, qe Matteo Della Vite, i Gazzetta dello Sport shtron perpara.

E dyta, per shembull: Perse aksionet jane kthyer te ngadalta? Kovacic pa hapesira dhe frymemarrje (dhe keshtu niset shume prapa sulmuesit) eshte si nje top gjysem i shfryre. Hernanes ka qene me mire, por shkendijat dhe ndryshimin e ritmit duhet ti japin Mateo, Osvaldo dhe Palacio. Mazzarri thote qe Torino u be mur. E vertete, por Inter i jepte kohe. Skuadra ishte me e rende ne krahasim me ndeshjen e dyte ne kupe. Motivet? Nuk jane shkaqe atletike, eshte vetem ceshtje hapesirash qe Inter nuk ka mundur ti krijoje: nuk kishte kush ti krijonte (qe te jepte nje hov, nje ide, nje nje kunder nje te fituar). Por nuk perfundon ketu. Si mund te ndryshoje Mazzarri?  Rekuperimi i Palacio dhe paparashikueshmeria e tij mund te jene te dobishme. Walter Mazzarri dalengadale po e braktis modulin 3-5-1-1 (ose 2) per te arritur tek 3-4-2-1 (ose 1-2), opsion shume i mundshem duke pasur tre sulmues qe dine te luajne si qendersulmues (Icardi, Palacio dhe Osvaldo) dhe dy qe dine te plotesojne nje pyke (Palacio dhe Osvaldo). Te dy lojtaret mbrapa sulmuesit perfshihen edhe Hernanes, Mateo dhe madje Guarin. Dhe aty, do behen zgjedhje te renda. Por 2 nga 3 sulmues ne fushe duhen.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.