Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,103 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic: “Shpresoj te arsyetoj blerjen time. Modeli im eshte Lampard”

Brozovic: “Shpresoj te arsyetoj blerjen time. Modeli im eshte Lampard”
Bujar Berishaj

Eshte dita e Marcelo Brozovic! Mesfushori kroat 23-vjecar eshte prezentuar sot ne konference per shtyp si lojtari me i ri zikalter. Ai ka zgjedhur numrin 77 ne fanelle. Keto jane fjalet e tij.

Cfare do te thote per ty fanella zikalter?
“Te jem ketu eshte nje enderr, gjithmone kam dashur te luaj ketu, eshte nje skuader e madhe me histori te madhe. Nuk kam pasur asnjehere kontakt me tifoz kaq te apasionuar, eshte dicka speciale, jam i lumtur qe jam ketu dhe shpresoj te arsyetoj blerjen time nga klubi.”

Ndjeni me shume presion tani?
“Nuk ndjehem nen presion, do te ndjek trajnerin.”

Cfare te ka thene Kovacic?
“Thote se do te jete gjithmone prane meje dhe do te me ndihmoj ne cdo menyre.”

Cfare lojtari eshte Brozovic? Ku te pelqen te luash?
“Jam nje mesfushor. Preferoj te luaj ne qender ose mediano defansiv, varet nga moduli.”

Pse keni zgjedhur numrin 77 dhe si jeni fizikisht?
“Do te kisha preferuar numrin 11, kam zgjedhur 77 sepse 11 nuk ishte i lire. Ka ndodhur tashme tek Dinamo. Gjendja ime fizike? Po stervitem qe 20 dite, jam gati.”

Pas teje ka qene edhe Milani, pse keni zgjedhur Interin?
“Ka pasur interesim per mua nga ana e tyre, por nuk di shume. Kam zgjedhur Interin sepse kushtet kane qene shume te mira, dhe kishte shume lojtar qe njihja.”

Nga kush inspirohesh dhe ke deshiron te imitosh?
“Me pelqen shume Frank Lampard, shpresoj te behem si ai.”

Mund te shkonit ne Angli, si e vleresoni futbollin italian dhe pse e keni zgjedhur?
“Me pelqen futbolli anglez, por ai italian edhe shume i shpejte dhe taktik, e preferoj.”

Do te mund te luash vetem nje kampionat, do te jete nje barre qe nuk do te mund te luash ne Europe?
“Nuk ka problem.”

Cilet jane objektivat tuaj tek Inter?
“Jam shume i ri, shpresoj te permiresohem dhe te behem nje lojtar i kompletuar pas disa viteve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.