Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,131 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic, kualitet dhe personalitet: Numrat flasin qarte, kur ai mer topin…

Brozovic, kualitet dhe personalitet: Numrat flasin qarte, kur ai mer topin…
Inter Club Staff

Ka qene me siguri nota me e mire e Interit gjate nates se djeshme.

Po flasim per Marcelo Brozovic. I riu kroat, dje ne ndeshjen ne San Paolo, ka treguar se ka karakteristika shume te mira per te luajtur ne mesfushe sepse eshte shume i afte ne hapjen e topave me prekjen e pare. Mesfushori zikalter, sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, ka prekur 86 topa, duke bere 68 pasime dhe duke gabuar vetem 9, e duke mbajtur vendin e pare edhe per vertikalizimet ne sulm, plot 6. Djaloshi, ka shume pak kohe qe eshte futur ne mekanizmat e skuadres dhe ka ndihmuar ne permirsimin e kualitetit te lojes. 6 topa ka rekuperuar dhe 4 dyluftime te fituara, tregojne se, ne fazen mbrojtese gjithashtu nuk mungon kontributi i tij: mesfushor drejtues dhe luftues, me pak fjale.

Pershtypja eshte se, kur topi kalon nga anet e tij, aksioni i Interit mer nje shtyese jo te vogel. Eshte pikerisht ajo qe duhet per te vene ne gjendje ideale sulmuesit, te cilet ne te kaluaren kane qene te burgosurit e levizjeve te mesfushoreve te Interit ne mbrojtje. Brozovic nuk mendohet shume, ne shumicen e rasteve as nuk e prek topin dy here dhe i jep drejtim. Ai luan shpesh edhe me dy takime, ben gjera te thjeshta dhe ndihmon shokun qe ka me afer. Por ai nuk ka as frike te rrezikoje, 3 dribling tentoi dje dhe 2 i dolen, e gjithashtu nuk ka frike te gjuaje: nje gjuajtje e tij u prit nga portieri i Napolit. Duhet te mbeshtetet, sepse ka nevoje, e ndoshta me nje mesfushor me dinamik se Hernanes ne fushe, do te jepte akoma me shume, por hapat e pare te Brozovic me bluzen e Interit nuk mund te jene gje tjeter vecese shprese per te ardhmen. Ka kualitet e gjithashtu personalitet. Interi ferkon duart!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.