Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Calcio e Finanza zbulon nje te vertete te dhimbshme: “Interi skuadra me e keqe per sa i perket…”

Calcio e Finanza zbulon nje te vertete te dhimbshme: “Interi skuadra me e keqe per sa i perket…”
Inter Club Staff

Ne edicionin e Champions League 2020-2021, Inter, Juventus, Atalanta dhe Lazio kane totalizuar nje shifer prej 192 milione erurosh ne forme premio nga UEFA.

Kjo pa konsideruar te ardhurat nga market pool, duke qene se UEFA i ka rillogaritur edhe njehere keto te ardhura per shkak te emergjences Covid19.

Por sipas asaj qe zbulon Calcio dhe Finanza, sajti i njohur dhe i specializuar i financave ne futboll ne Itali, Interi eshte skuadra qe ka bere me keq nga kjo katershe.

Ata kane zbuluar nje te vertete te dhimbshme duke treguar keshtu edhe shifrat e perfituara nga secili klub.

“Ne fakt eshte Interi skuadra qe ka bere me keq ne kete Champions League edhe per sa i perket shifrave te fituara.”

“Jane rreth 37,8 milione euro parate e fituara nga klubi milanez, nje shifer kjo qe e rendit keshtu te fundit nga kater klubet pjesemarrese ne Champions nga Serie A.”

“Zikalterit, ne krahasim me skuadrat e tjera, kane mangut 9,5 milione euro me pak per kalimin e grupeve te Champions League.”

“Nderkohe, te ulta edhe bonuset nga rezultatet me vetem 5,5 milione euro, ndersa ajo qe e rrit vleren eshte ranking historik qe ka sjelle tek Interi 17,7 milione euro, me i larti pas atij te Juventusit.”

Ky eshte edhe klasifikimi ne milione euro per parate e perfituara nga kater klubet:

Juventus (68,58)

Lazio (45,67)

Atalanta (40,11)

Inter (37,84)

Me te vertete nje paraqitje shume e dobet ne nivel Europian per Interin ne kete sezon ku zikalterit po shkelqejne ne Itali.

Pikerisht ai skualifikim ne grupet e Champions ka bere qe Interi te fitoje me pak para qe ne kohera si keto do te kishin qene nje sasi e konsiderueshme oksigjeni.

Por nese Interi do te arrije te fitoje Serie A ne kete sezon, shanset qe zikalterit te kene nje grup me te lehte jane te medha duke qene se do te jene koke grupi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.