Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,417 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Alvarez: “Pregatitja themelore. Roli? Ja cfare do Mazzarri.

Flet Alvarez: “Pregatitja themelore. Roli? Ja cfare do Mazzarri.
Xhorxh Gellci

Ne mikrofonat e Roberto Scarpinit, Ricky Alvarez tregon ne nje interviste te gjate per Inter Channel, te cilen e sjell te plote inter.al. Ja fjalet e tij:

Pas pushimeve (“jam clodhur pak, kam bere edhe disa dite plazh dhe mbi te gjitha kam qene me familjen time“), Ricky eshte i karikuar per te nisur nje sezon te ri: “Pregatitja verore eshte faza me e rendesishme e vitit. Po bejme nje pune te madhe dhe besoj se kjo do na paguaje. Te stervitemi ne maksimum keto dite, me stervitje dyshe, ndoshta nuk i pelqen asnjerit, por duhet bere patjeter sepse sezoni eshte i gjate dhe kjo sherben per te qene mire fizikisht dhe mentalisht.

Mbi modulin dhe levizjet taktike qe e shohin Alvarez gjithmone e me prane portes, argjentinasi shpjegon: “Me kete sistem loje kemi shume lojtare qe shkojne ne porte dhe kjo eshte e rendesishme. Po bejme nje pune te mire taktike, duhet te mesojme me shume cfare kerkon Mazzarri por do ja dalim. Te futem ne zone aty ku kundershtaret e presin me pak? Eshte roli qe do traineri, eshte nje rol i mire, mund te behet dhe shpresoj ta bej mire. Une besoj qe po bej nje pregatitje te mire dhe mendoj vetem per kete, pastaj do shohim si do shkoje ky sezon.

Me vjen keq sepse nuk kemi mundur te marrim rezultatet qe donim, por besoj se kemi bere ndeshje te mire – vazhdon Alvarez persa i perket sezonit te shkuar – Tani dua te nis ashtu sic kam perfunduar kampionatin e shkuar, te shkoj ne porte, te bej gol – sepse ndoshta ishte kjo qe me mungonte – tani jam kam arritur dhe shpresoj te vazhdoj.”

Ne fund, argjentinasi flet dhe per tifozet: “Eshte viti i trete qe vijme ne Pinzolo dhe na jane pergjigjur gjithmone ne menyre pozitive. E ndjejne fanellen si askush, kjo na kenaq dhe duhet ti paguajme ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.