Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

601 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campagnaro: “Objektivat, eshte shpejt! Thohir? Mendojme per ne fushe. Mazzarri…”

Campagnaro: “Objektivat, eshte shpejt! Thohir? Mendojme per ne fushe. Mazzarri…”
Andi Prifti

Hugo Campagnaro ka dhene nje interviste per mikrofonat e Mediaset. Ai e ka nisur duke folur per takimin e tij me Papen Francesco me rastin e miqesoren te merkuren e kaluar. “Ishte nje takim emocionues, nje eksperience e paharrueshme, mes te tjerave eshte argjentinas, ta shohim aty eshte shume bukur per ne.

Me pas flet per Interin dhe si e ka pare Campagnaro veten ne kete muaj te pare si zikalter: “E kam pare shume mire, po punojme shume dhe ajo qe ka rendesi eshte pregatitja e duhur. Tani do fillojne ndeshjet zyrtare dhe duhet te japim maksimumin. Na duhet akoma kohe, ky eshte nje grup i ri dhe duhet ende kohe per te vene ne praktike te gjitha idete e trajnerit. Por, dhe ne ndeshjet qe kemi humbur kemi bere mjaft mire.”

Mbi gjerat qe duhen permiresuar ne repartin ku ai luan: “Duhet te permiresohemi, nese gabon ne mbrojtje gjithmone do e paguash. Duhet te permiresohemi sa me shpejt.

Walter Mazzarri ka thene se nuk eshte penduar qe la Napolin dhe erdhi tek Interi. Edhe Campagnaro mendon ashtu: “Me siguri qe nuk jam penduar, jam i lumtur per zgjedhjen time. Kam pare qe Napoli po nderton nje skuader te mire, ka marre lojtare te mire dhe me behet qejfi per ta, por un mendoj vetem per Interin. Eshte ende shpejt per te thene se kush mund ta fitoje Scudetto-n dhe per te folur per objektivat tane. Kur do kthehet Zanetti? Duke pare forcen e tij, edhe ate psikologjike, mendoj se do kthehet shume shpejt.”

Asnje shqetesim ne skuader rreth emrit te Erick Thohir: “Ne nuk flasim per keto gjera. Na takon te punojme dhe te hedhim ne fushe ato qe na kerkon trajneri.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.