Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Candreva zbulon i trishtuar ate qe ndodhi ne vere: “Ja cfare ndodhi me Interin. E verteta eshte se kur nje lojtar del…”

Candreva zbulon i trishtuar ate qe ndodhi ne vere: “Ja cfare ndodhi me Interin. E verteta eshte se kur nje lojtar del…”
Inter Club Staff

Ai ka kaluar nga Interi tek Sampdoria ne dritaren e fundit te merkatos, pas disa javesh te tera ku ka qene ne qender te merkatos.

Nderkohe, Candreva ne nje interviste te tij ka tentuar qe te zbuloje se si ka shkuar gjithcka deri te transferimi i tij ne Genova.

“Kur e kam marre vesh qe isha ne merkato nga Interi, ka pasur shume interesime nga skuadra te ndryshme per mua.”

“Isha i trishtuar, sepse tek Interi ndihesha mire. E verteta eshte se kur nje lojtar cilesohet si ne merkato, atehere nuk ka kuptim te qendrosh, edhe pse mu desh pak kohe qe ta pranoja kete fakt.”

“Gjithesesi Sampdoria ka qene skuadra me e vendosur per te me marre mua dhe projekti i saj me i thjeshti per tu bere pjese.”

“Ka qene nje kenaqesi me vete te flisja me drejtorin, presidentin, misterin, Fabion. Ka pasur shume telefonata, por te gjitha ishin per nje gje te vetme.”

“Ndihej besimi ne drejtimin tim dhe deshira e tyre per te me bere pjese e Samp. Duhet te them se ka qene e bukur qe te transferohesha ne nje skuader si kjo, ku ndihesh menjehere ne shtepi.”

“Zgjedhje e duhur? 100%. Nuk eshte se po them keshtu se u transferova te Sampdoria, por sepse ja ndjere menjehere ne shtepi. Inter? I uroj fat, kane mbetur ne zemren time.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.