Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello ben parashikimin gjigand per Interin: “Keq me vjen per te tjerat, por Conte dhe Interi sapo…”

Capello ben parashikimin gjigand  per Interin: “Keq me vjen per te tjerat, por Conte dhe Interi sapo…”
Inter Club Staff

Fabio Capello duket nuk ka ndryshuar ide, mbi te gjitha tani kur matematika i jep edhe me shume te drejte per parashikimin qe kishte bere qe kur Interi ishte gjashte pike perpara Milanit.

“Nuk ka histori me per titullin – thote ish-tranjeri per Il Giornale -. Une e kam thene qe kur Milani ra ne Spezia.”

“Interi aty ka fituar Skudeton. Pretendentet jane shume larg nga Interi dhe tashme ndeshjet per tu luajtur gjithmone behen me pak. Besoj se ky avantazh eshte i pakapshem.”

Duket sikur kane kaluar vite nga ai Inter-Shakhtar 0-0, kur Capello pati nje perplasje me Conten per nje Plan B qe sipas Capellos mungonte tek Interi.

“Une kam nje histori te pazgjidhur me te? Jo, jane thjesht fjale koti. Une kurre nuk kam menduar dicka personale mbi te, ka pasur vetem mendime teknike.”

“Une e kam bere tranjerin dhe e di se cfare do te thote ajo qe patem ne te dy. Nuk ka asnje problem mes meje dhe Antonios.”

“Kur kam shkuar te Juventusi une kam rithemeluar nga e para skuadren. Ajo qe flitet per mua dhe te eshte dicka e pavertete.”

Nderkohe, ne fund Capello e mbyll me nje parashikim teper te madh per Interin: “Une jam i bindur se Conte dhe Interi sapo kane hapur nje cikel te madh qe do te zgjase ne vite.”

“Me vjen keq per te tjeret, por Antonio ka krijuar nje grup te forte tek Interi qe veshtire se do te thyhet ne te ardhmen. Jane hedhur baza te forta per nje cikel fitues nder vite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.