Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello, cfare fjalesh per Conten: “Doni ta dini cfare me ka habitur me shume? Te shoh Conten qe…”

Capello, cfare fjalesh per Conten: “Doni ta dini cfare me ka habitur me shume? Te shoh Conten qe…”
Inter Club Staff

Ne studiot e Sky Sport pas ndeshjes se djeshme ndermjet Interit dhe Lazios, Fabio Capello ka analizuar ate qe ka ndodhur ne San Siro.

Por ai nder te tjera, mes shume komplimentave per Interin, ka shprehur fjale teper te rendesishme edhe per Conten.

Keto kane qene fjalet e tij:

LEVIZJA E PERISIC – “Dy lojtaret qe ne leter mund te hapnin shume probleme per kundershtaret ishin Hakimi per Interin nga njera ane dhe Lazzari per Lazion nga ana tjeter.”

“Me duhet ta pranoj se kur pash Perisic ne fushe u surprizova shume dhe nuk e prisja, nuk mu duk si dicka e goditur.”

“Por ja qe e kisha gabim se kjo levizje ishte nje nga pikat me te forta te Interit, sepse Lazzari eshte nje lojtar qe thyen mbrojtjet kundershtare.”

“Kesaj radhe ai nuk ka pasur aspak hapsire. Interi ka mbyllur cdo gje. Hakimi pothuajse nuk u pa fare.”

“Conte ka pergatitur keshtu ndeshjen, i ka thene ksuadres qe te mos shkoje shume lart per te bere presing, sepse Lazio ishte e mire ne mbajtjen e topit.”

“Kur sulmon Interin keshtu, e veshtire te gjesh hapsira te rendesishme. Lukaku? Ne Itali ka shume pak qe mund te luftojne me te.”

“Cfare me ka habitur me shume? Per hir te vertetes, fakti qe pashe Conten qe futi Perisic nga minuta e pare.”

“I bej komplimenta Contes per futjen e kroatit sot. Kur nje tranjer ben nje zgjedhje te tille te menduar dhe i del kaq mire, i duhen bere vetem komplimenta.”

LAUTARO MARTINEZ – “Kam pare nje Lautaro Martinez te gjalle dhe te kujdesshem qe beri gjithcka mire ne fushen e lojes. Me duket se ka kapur formen maksimale sot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.