Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,104 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Berardi, takim i butë: Interi pret 72 orë, pastaj lamtumirë. Pastaj sulm për Candrevan

Rinor Sopaj

Sulmuesi i Sassuolos, i sapo kthyer në Itali, nuk ka ngulur këmbë: asnjë fjalë për Di Francescon, shoqëria e ka falenderuar për vendimin e tij për të qëndruar edhe një vit

Domenico Berardi është paraqitur në grumbullimin e Sassuolos dhe takimi i tij i parë ka qenë i butë. Alfredo Pedulla shpjegon skenaret e mundshme: “Interi po e pret një sinjal nga anësori, një sinjal që do të bënte të kuptonte dëshirën e tij për ta veshur fanelën zikaltër duke e shkelur vijën e kuqe të klubit emilian. Vetëm në këtë mënyrë Interi do të mund të dilte në pah me ofertën e tyre prej 25 milionësh për kartonin, dhe kontratën pesëvjecare me një pagë prej 3 milionësh për sezon. Mjafton vetëm që Berardi të marrë një pozicion i cili do të mund t’i ndryshonte letrat mbi tavolinë. Takimi i parë ka qenë i butë: asgjë për t’i thënë Di Francescos, në ndërkohë shoqëria e ka falenderuar për vendimin për të qëndruar, pas refuzimit që i bëri Juves. 48-72 orët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme: në qoftë se Berardi nuk do të ngulë këmbë, Interi do të përqendrohet tek objektivët e tjerë. Duke e përfshirë Candrevan, edhe pse për momentin nuk ekziston gatishmëria për ta vlerësuar 25 milionë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.