Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari qe flet eshte Inzaghi: “Kemi marre shume pak nga sa merituam. Nuk mund ta shoh dot…”

Inter, i pari qe flet eshte Inzaghi: “Kemi marre shume pak nga sa merituam. Nuk mund ta shoh dot…”
Inter Club Staff

Direkt pas barazimit qe ka lene nje shije te hidhur tek Interi ka folur Simone Inzaghi qe ka treguar se ai e sheh goten gjysme bosh.

Gota gjysme plot apo gjysme bosh?

“Gjysme bosh. Nuk mund ta shoh dot gjysme plot. Kemi krijuar gjithe ato raste dhe kemi gabuar edhe nje penallti. Meritonim me shume ne fushen e lojes.”

“Por kemi pasur perballe nje skuader qe eshte me merite ne krye. Ne jemi me vonese, por ka kohe dhe ndeshje si keto na japin besim.”

Njembedhjete pike te humbura nga situata avantazhi…

“Ajo qe duhet te bejme eshte te rekuperojme energji pas ketij cikli ndeshjesh dhe te bejme edhe me mire.”

“Ne gjashte ndeshjet e fundit kemi barazuar me Milanin dhe Juventusin dhe kemi merituar te fitojme. Jemi aty, na mungojne shume ndeshje. Ka kohe.”

“Nuk duam te ndalemi. Duhet te kishim dhuruar kete fitore per tifozet tane por nuk ja dolem. Derby sot eshte luajtur me nje ritem teper te larte.”

Gabimet nga pika e bardhe mund te peshojne ne fund te Serie A?

“Goditesit tane te penalltive jane Lautaro dhe Calhanoglu. Nese shohim barazimin me Atalanten do te shohim se sot na mungojne 4 pike pikerisht nga keto penallti te humbura.”

Si lindi ideja per te hedhur ne fushe Calhanoglu duke e marre parasysh edhe situaten e veshtire. Penalltia e dyte mund te ishte goditur nga ai prape?

“E vendosin lojtaret ne fushe, e dime se ka disa momente qe mbeten aty. Ai kishte luajtur ndaj Udineses shume mire dhe sot luajti prape shume mire.”

“Kam shume lojtare te mire ne dispozicion. Nuk eshte e lehte te lesh ashte Vecino, Sensi, Vidal, Gagliardini…”

Po kerkonit te ulnit ritmin per te mbajtur topin?

“Ne 20 minutat e para nuk e kemi nisur mire por me pas kemi filluar te mbajme me shume topin. Ata jane teknike, duhet te provosh te komandosh ndeshjen.”

“Vetem ne minutat e fundit na ka munguar pak kthjelltesi dhe kemi humbur pak kontrollin.”

“Si jane Barella dhe Dzeko?

“Ata kane pasur nje problem muskular, kane kerkuar te dy zevendesimin. Ne fund te pejses se pare kisha nje problem me Dzeko dhe Bastoni, por me pas futa Correa.”

“Duke luajtur ne keto ritme eshte normale qe mund te ndodhe dicka e tille. Shpresoj te mos kene dicka serioze.”

Tani radha e Komebtareve…

“Mendoj se kenaqesia per te luajtur me Kombetaren eshte shume e madhe. Ne duhet te bejme disa vleresime per lojtaret e lodhur dhe te demtuar tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.