Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

986 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano sulmon ashper Marotten: “Boll na beri si mjeshter: duhet te levize urgjentisht dhe ti ofroje…”

Cassano sulmon ashper Marotten: “Boll na beri si mjeshter: duhet te levize urgjentisht dhe ti ofroje…”
Inter Club Staff

Si gjithmone, prezent ne Bobo TV, Antonio Cassano ka folur per luften Scudetto por ka bere nje sulm te ashper edhe ndaj Marottes.

Keto kane qene fjalet e tij: “Pas Bolognes kam thene se kampionati mbaroi dhe Interi e pesoi kete sezon, ja futi vetes per Scudetton.”

“Qe aty me pas nuk ka pasur me asnje shans. Milan mund te humbiste ndonje pike, por jo, ne fakt eshte treguar skuader.”

“Fati e ka ndihmuar, por e meriton. Sassuolo po ben disa ndeshje aty apo ketu, por a mund te fitoje ndaj ketij Milani? Te mos bejme shaka.”

“Nese Inter e humbet Scudetton, ka fituar dy Kupa. Ka bere futbollin me te bukur dhe nuk eshte nje deshtim ne total.”

“Deshtimi eshte shume fjale e madhe. Me siguri une i jap Interit nje note 7. Milan eshte me pak i forte se Inter, por Inter duhet te cmendet per kete qe ka ndodhur.”

“Merite e Milanit po, por edhe jo merite e Interit. Inter ka bere nje sezon te mire, por jo shume te mire sepse shume i miri te sillte Scudetton.”

“Mua me cmend ai Marotta kur flet per Perisic. Nuk duhet te beje me si mjeshter. A e ka kuptuar cfare sezoni ka bere? Ne vend te na beje kinema, po ben harakiri. Duhet ti jape ate qe kerkon Perisic, e meriton, ka bere sezonin me te mire ne jete. Marotta te mos beje me skena dhe ti jape tre vite kontrate. Boll me.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.