Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

968 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Belfodil, muaji i Ramazanit mund te jete nje problem. Lojtari…

CdS – Belfodil, muaji i Ramazanit mund te jete nje problem. Lojtari…
Xhorxh Gellci

Dje Belfodil eshte bere zyrtarisht nje sulmues i Interit. Lojtari franco-algjerian, pasi ka sistemuar gjithe detajet e fundit dhe pasi ka lajmeruar firmosjen e kontrates, ka udhetuar ne Paris ku do te pershendete familjen dhe miqte dhe per te marre disa gjera personale, para fillimit te fazes pregatitore me Interin.

Do te kthehet ne Milano te diel pasdite, sepse te hene do i duhet te jete ne Appiano Gentile, ku do te kete 2 dite diskutime dhe vleresime perpara nisjes per ne Pinzolo ne daten 10 korrik.

Lojtari i ri zikalter nuk ka gjetur akoma shtepi, do te mendoje per te pas turneut amerikan dhe me shume mundesi do te jetoje brenda ne Milano. Eshte besimtar i fese musulmane dhe nga e marta deri ne daten 7 gusht, gjate muajit te shenjte te Ramazanit, do i duhet te agjeroje, duke mos marre as ushqime dhe as lengje prej mengjesit deri ne mbremje. Mendohet se kjo do te jete nje problem duke llogaritur edhe vapen e madhe dhe stervitjet intensive gjate veres, prandaj mjekeve zikalter do u duhet ta ndihmojne gjate kesaj periudhe, ndoshta me stervitje disi te personalizuara.

Corriere dello Sport shkon me tej dhe flet se drejtuesit jane te mahnitur me Belfodil, qe duket nje njeri me ide shume te qarta dhe i gatshem te sakrifikohet. Ishak nuk e ka zgjedhur akoma numrin e fanelles dhe do e beje ne ditet e ardhshme. Si te gjithe blerjet e reja, do te prezantohet ne Trentino.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.