Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,261 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Handa, lamtumirë. Tani mendohet për Cech.

CdS – Handa, lamtumirë. Tani mendohet për Cech.
Rinor Sopaj

Në shtëpinë e Interit vazhdon të mbetet e bardhë cështja e portierit, duke e parë që në fund të sezonit zikaltërit mund ta fillojnë ridizajnimin e këtij reparti. Ashtu sic shkruan sot Il Corriere dello Sport, në fakt, Samir Handanovic vështirë që do të qëndroj: kontrata e tij është në skadim në 2016 dhe qëllimi i portierit, për momentin është që mos të ripërtrijë kontratën, ndërsa klubi do të mundohet ta shesë në këto kushte. Piero Ausilio, në këtë pikë, do të provoj ta gjejë një tjetër titullar të besueshëm, ja emrat: Pepe Reina i Bayern Munich, Mattia Perin i Genoa dhe në orët e fundit iu është bashkuar edhe Petr Cech i Chelseat. Ceku ka një kontratë me Chelsean deri në fundin e 2016-ës, por se shpejti ai do te jetë 33 vjecar dhe dëshiron ta përmbyllë karrierën duke luajtur dhe po e vlerëson një lamtumirë nga Londra (dhe Premier League) edhe për shkak të lidhjes së tij me Mourinhon.

Takimi i parë me Handanovic, në fakt, i ka bërë të kuptojnë zikaltërit që lojtari nuk është i lidhur shumë me motivacionin ekonomik dhe dëshira e tij më e madhe është të luaj në Champions League dhe të provoj të fitoj tituj. Të gjithë pritjet janë që zikaltërit nuk mund t’ia garantojnë këto. Për sllovenin është që shumë kohë e interesuar Roma dhe gjithashtu edhe Manchester United që ka kërkuar informacione . Ndërsa për zëvendësimin e tij, Reina mund të lirohej nga gjermanët me koston zero, ndërsa Perin kushton të paktën 15 milion euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.