4,159 views

CdS – Kundër Palermos do të jetë 4-3-3, Rannochia në dyshim.
Mancini konfirmon rreshtimin 4-3-3, por duhet shqyrtuar gjendja e Rannochias.
Nuk ka dyshime thotë “Corriere dello Sport”, e cila shpall formacionin që do të zbresë në fushë kundër Palermos të dielën në mbrëmje.
Përpara Handanovic, mbrojtja do të përbëhet nga Nagatamo, Rannochia (Vidic ose Kuzmanovic në rast urgjent), Juan Jesus dhe Dodo.
Në mesfushë pritet të jetë Medel së bashku me Guarin dhe Brozovic. Ndërsa në repartin e sulmit, Icardi do të ketë mbështetjen e Shaqirit dhe Palacios.