Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Santon: ‘Jam në shtëpi’.

Santon: ‘Jam në shtëpi’.
Rinor Sopaj

Çfarë presim tani nga Santon?

Jam kthyer si një lojtar me më shumë eksperiencë pas tri vitesh e gjysëm. Kam luajtur rreth 100 ndeshje në Angli, edhe pse nuk kam luajtur që nëntë muaj për shkak të lëndimeve.
Kam ardhur këtu për të fituar. Kjo është shtëpia ime. E pranova thirrjen nga Piero dhe pas disa orëve më vonë e telefonova dhe i thash që do të isha i lumtur në qoftë se do rikthehesha.

Çfarë Interi keni gjetur?

Një skuadër të re, e mbushur me lojtarë që duan ta dëshmojnë veten.Rezultatet janë duke munguar sepse po dënohemi nga gabimet tona. Isha i ri gjatë qëndrimit tim të parë tek Inter. Që nga atëherë jam rritur dhe dua të përmirsohem.

Gati për ndeshjen e së dielës?

Luajta shumë natyrshëm në Napoli por ndeshja me Palermon do të jetë e vështirë, vendos misteri.

Postimi në twitter i Chloe?

Chloe gjithashtu ishte një nga personat që më bindi të vi këtu. Postimi i saj në twitter u keqkuptua.

Në një intervistë para disa kohe keni thënë që jeni fans i Milanit, cfarë thoni tani?

Asnjëherë nuk kam thënë që jam fans i AC Milan. Më ka pëlqyer klubi si fëmijë por gjithçka që mund të them është se e respektoj dhe e mbështes Interin. Më pyetën se çfarë fëmije isha unë dhe kjo ishte përgjigjja ime. Jam rritur si një mbështetës i Interit.

Mourinho?

I’a kam borgj gjithçka Mourinhos.

Mancini?

Unë isha në “Primavera” kur ai ishte për herë të fundit këtu dhe unë e takova atë vetëm tek Manchester City në Angli.
E kam njohur për atë se çfarë lloj trajneri është ai: i suksesshëm, mjaft i përgatitur dhe është mjaft kompetitiv.

Santon është “xholi” i mbrojtjes?

Do të luaj aty ku skuadra ka nevojë për mua. Më pëlqen të luaj në krah, nuk ka rëndësi në krahun e majtë apo të djathtë.
Do të luaj aty ku Mancini të vendos. Nuk do të luaj kundër Palermos ashtu siç kam bërë në të kaluarën. Çdo ndeshje është ndryshe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.