Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

810 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Champions, flet edhe Podolski: “Bayern favorit neser por nuk ka gje te bukur se sa te shohesh Interin qe…”

Champions, flet edhe Podolski: “Bayern favorit neser por nuk ka gje te bukur se sa te shohesh Interin qe…”
Inter Club Staff

Kane mjaftuar vetem gjashte muaj qe Podolski nga Milano te largohet me shume kujtime te mira nga  klubi zikalter.

Sot 37 vjec, sulmuesi gjerman me origjine polake, ka folur pak perpara ndeshjes ndermjet Bayern Munich dhe Interit, duke treguar se si ne pak kohe eshte dashuruar me ngjyrat zikalter.

Neser eshte Champions. Mendon se ky Bayern eshte shume superior ndaj Interit?

“Une kam pare disa ndeshje te Interit, perpara derbit. Jane shume te zotet. Nese shikon Baern, nuk ka shume te reja”.

“Fitojne gjithmone, ashtu si ne 10 vjecarin e fundit. Per mua Inter do e kete te veshtire, sepse Bayern ka shume kualitete”.

Per shembull?

“Eshte larguar Lewandowski, por nuk eshte folur shume. Forca e Bayern eshte se krijon gjithmone shume raste pavarsisht se kush eshte ne fushe”.

“Te Bayern shenohet gjithmone shume, kjo eshte menyra se si luajne ata dhe kane nje sasi te madhe sulmuesish kualitativ”.

Inter pa Lukakun gjithashtu…

“Po, por do te jete Dzeko qe Bayern e njeh mire. Nuk mendoj se do te jete nje problem per Interin mungesa e Lukakut”.

“Inter eshte rritur shume ne keto vite, brenda dhe jashte fushe. Marka e Interit eshte bere shume e rendesishme ne bote. Me vjen mire qe jane ne kete nivel ku luftojne per gjera me rendesi. Nuk ka gje me te bukur se kjo”.

Kujton ndonje gje nga fitoret e Bayern ne San Siro qe kane qene tre fitore nga tre ndeshje aty?

“Po, ne 2006 isha edhe une. Shenova, me te djathten. Driblova portierin qe ishte Julio Cesar. Shenova golin e pare ne Champions League pikerisht ne tempullin San Siro. Cmenduri sepse isha nje femije”.

Ne 2015 te Inter nuk shkoi shume mire. Pse?

“Kur shkova te Interi ne janarin e 2015, Inter nuk ishte ne piken qe eshte tani. Po ndryshonte lekure, edhe ne nivel drejtuesish”.

“Gabimi ishte qe pranova nje transferim ne dhjetor. Duhet te kisha pritur veren. Nuk me kane pelqyer kurre huazimet per gjashte muaj. U transferova edhe nderkohe qe isha semure”.

“Nuk kam gjetur formen direkt. Duhet te shenoja 10 gola, por ne fund bera vetem nje ne 18 ndeshje te luajtura. Nuk ka qene e thjeshte. Por me ka mbetur ne zemer ajo eksperience me Interin qe ka qene gjithmone shume e sjelljshme me mua”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.