Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,159 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Chiellini, cfare po thua? “Inter me e forte se Milan por duhet thene se kane fituar pa merituar fare ndaj…”

Chiellini, cfare po thua? “Inter me e forte se Milan por duhet thene se kane fituar pa merituar fare ndaj…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne radhet e Juventusit ka ende disa lojtare qe nuk e kane kaperdire dot ate humbje ndaj Interit ne Torino sezonin e kaluar.

Edhe pse tashme Chiellini do e vazhdoje karrieren e tij ne USA, ai eshte kthyer disa muaj prapa pikerisht te ajo ndeshje ne Juventus Stadium.

“Si fillim, mendoj se Inter eshte me e forte se Milani. Inter kishte nje baze te gatshme pune direkt nga Antonio Conte.”

“Ata mund te benin gjera te medha, prandaj ishin ne lufte deri ne fund. Por pastaj ka fituar Milani, edhe pse une kam konsideruar Interin gjithmone me perpara.”

“Por neve Interi na ka mundur ne menyre te pamerituar. Ate ndeshje nuk e meritonim ta humbisnim sepse na nxori jashte luftes.”

“Nese do te kishim mundur Interin, ne kete moment do te ishim duke folur per dicka tjeter ne lidhje me Juventusin.”

“Ky eshte mendimi im sepse ne po benim nje rrugetim te gjate fitoresh dhe ka qene ajo ndeshje qe na dha goditjen finale.”

“Do te kishim luajtur ndaj Milanit nje Scudetto dhe ku i dihet si do te kishte perfunduar. Te pakten do te ishim ne ne loje”, ka thene ish-kapiteni i Juventusit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.