Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CIES publikon TOP 11 te Serie A per sezonin 2020-2021: “Plot gjashte lojtare te Interit prezent. Ne liste edhe…”

CIES publikon TOP 11 te Serie A per sezonin 2020-2021: “Plot gjashte lojtare te Interit prezent. Ne liste edhe…”
Inter Club Staff

Interi ka dominuar me te vertete Kampionatin Italian te Futbollit per sezonin 2020-2021 dhe kjo nuk eshte dicka e re.

Zikalterit kane dominuar pothuajse nga dita e pare e deri ne diten e fundit dhe skuadra zikalter ka qene dukshem skuadra me e forte.

Ishte nje moment kur Inter nuk ndalej dhe arriti shume fitore radhazi dhe ka qene pikerisht ai moment ku u vendos edhe fati i Serie A.

Nderkohe, diten e sotme, Observatori Futbollistik i CIES me baze ne Zvicer diten e sotme ka zbuluar per te gjithe TOP 11 te Serie A per kete sezon.

Normalisht nuk mund te mos mungonin shume lojtare te Interit, ku prezent jane plot gjashte lojtare zikalter: me te vertete shume.

Duke filluar nga porta, Interi tregon dominimin e saj me Samir Handanovic qe i rremben keshtu vendim Donnarummes.

Nderkohe, ne mbrojtje jane prezent Robin Gosens i Atalantes si dhe Achraf Hakimi, Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar te Interit.

Ne mesfushe, nga zikalterit eshte vetem Marcelo Brozovic dhe shoke te repartit jane Rodrigo De Paul dhe Hakan Calhanoglu.

Nderkohe, sulmi me i mire sipas CIES eshte i perbere ne kete sezon nga Romelu Lukaku i padiskutueshem dhe Domenico Berardi i Sassuolos de Lorenzo Insigne i Napolit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.