Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Publikohen koeficentet per fitimin e Serie A: “Inter humbet vendin e pare: tashme favorite eshte…”

ZYRTARE – Publikohen koeficentet per fitimin e Serie A: “Inter humbet vendin e pare: tashme favorite eshte…”
Inter Club Staff

Napoli i Spallettit kete sezon duket se nuk ka ndermend te ndalet dhe ata ndaj Torinos kane marre nje fitore tjeter.

Te kalterit kane marre keshtu fitoren e tete ne tete ndeshje duke nisur kampionatin ne menyre te mrekullueshme.

Kjo ka qene nje nisje kampionati qe ka shkundur mire edhe koeficentet per fituesin final te Serie A (Scudetton) ne fund.

Keshtu, Napoli i ka marre vendin e pare te favoritit Interit, duke u renditur keshtu e para ne tabelen e koeficenteve: nje fitore e tyre tashme kuotohet me koeficentin 3.10.

Ata kane parakaluar skuadren e Inzaghit, qe pasi ka humbur me Lazion me rezultatin 3-1, kuotohen me koeficentin 3,55.

Menjehere pas Interit vjen skuadra e Milanit, me nje koeficent 4 per fitimin e titullit: me te vertete pak nese e krahason kete koeficent me fillimin e sezonit.

Por ka nje rritje te ndjeshme edhe Juventusi i Massimiliano Allegrit, qe tashme kuotohen me koeficentin 4,25.

Nderkohe, Atalanta e Gasperinit eshte me koeficentin 12 dhe ne fund, Roma e Mourinhos me koeficentin 21, por keto dy skuadra cilesohen larg per luften per titull ne kete moment.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.