Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

933 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Claudio Lotito nuk permbahet: “Kontrata ishte gati, e kisha firmosur. Inzaghi me tha se do flinte dhe…”

Claudio Lotito nuk permbahet: “Kontrata ishte gati, e kisha firmosur. Inzaghi me tha se do flinte dhe…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne shtepine Lazio nuk e kane pritur aspak mire largimin e Simone Inzaghit nga kryeqyteti.

Keshtu, tranjeri i Lazios ka arritur nje marreveshje me Interin, duke refuzuar kontraten e propozuar nga Claudio Lotito.

Por ka qene pikerisht ky i fundit qe ka folur vetem pak minuta me pare ku eshte treguar shume i ashper ne fjalet e tij.

“Kontrata ishte gati per Simone Inzaghi. Madje ishte e printuar, gati ne dy kopje, une edhe i kisha firmosur kopjet e mia.”

“Ai duhet te shkonte te sekretari Calveri per te nenshkruar pjesen e tij dhe per te rinovuar keshtu kontraten me Lazion.”

“Por jo, ai nuk u prezantua kurre. Me ka thene se do te shkonte te flinte dhe sot do te vinte per te firmosur.”

“Por sot me telefonoi dhe me tha se e kishte menduar gjate dhe kishte arritur ne kete perfundim. Me ka treguar se nuk kishte me stimuj tek Lazio.”

“Ai me tha se nuk ishte me ne gjendje qe te karikonte aq sa duhej lojtaret. Kur nje person te thote keshtu, si mund te mendosh ta mbash?”

“Sigurisht, nese do te ma kishte thene nje nate me pare nuk do te kisha pergatitur as kontraten per ta firmosur… Nuk e kuptoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.