Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Pogba, eshte kjo cmenduria e pare e Steven Zhang? Ja sa mund ti kushtoje ai Interit!

Gazzetta – Pogba, eshte kjo cmenduria e pare e Steven Zhang? Ja sa mund ti kushtoje ai Interit!
Inter Club Staff

Nje operacion shume i komplikuar por aspak i pamundur. Me siguri ne te njejten kohe, edhe shume magjepses.

Interi enderron ne keto momente qe te riktheje Paul Pogba ne Serie A. “Eshte e drejte te kujtojme gjithashtu se shifrat e ketij operacioni e bejne shume te veshtire gjithe kete”, kujton Gazzetta dello Sport.

“Por ne rast se do te kete perfitime nga merkato, presidenti Steven Zhang mbase do te beje cmendurine e tij te pare alla Moratti qe kur ka marre drejtimin e Interit.”

“Sa do te jete kosto e ketij operacioni? Do te ishte me i shtrenjti ne historine e Interit dhe mbase nje nder me te shtrenjtet ne Serie A.”

“Kosto qe llogaritet sot do te ishte 110 milione euro per kartonin e tij dhe nje rroge prej 14 milione euro ne sezon, plus bonuse qe mund ta benin rrogen 20 milione.”

“Ne mes te kesaj kontrate do te ishin sponsora te shtrenjte qe do i siguronin Interit nje financim me dhjetra milione euro.”

Jane numra te cmendura keto qe fliten per Pogba qe e ka treguar me shume se nje here ne te kaluaren deshiren e tij per tu larguar nga Manchester United dhe per te nderruar ambjent.

Pervec Interit, mbi te eshte edhe Real Madrid si edhe Juventusi. Te dyja keto pista shume konkrete.

Vleresimi i lojtarit eshte ulur shume ne periudhen e fundit, me United qe ende nuk pranon asnje lojtar ne kembim de per lojtarin nuk do te ulej ne tavolinen e diskutimeve as per 70 milione euro.

Per te perditshmen itlaiane, te interesuarit “do duhet te vene tek shpenzimet nje shifer te paster prej 150 milione eurosh”.

“Duke llogaritur edhe rrogen e lojtarit per pese vite, ne total investimi do te ishte 220 milione euro.”

Eshte pikerisht tema e rroges ajo qe paraqet nje pengese per tu kapercyer nga Interi mbi gjithe te tjerat.

“Ekuilibri ndermjet te ardhurave dhe tavanit te rrogave ne klubin e familjes Zhang, ne pamje te pare nuk te lejon qe te kalosh 7,5 milione euro ne sezon qe jane aktualisht rroga e Eriksen dhe Romelu Lukaku.”

“Paul Pogba ne kete moment eshte nje luks, tani per tani. Dhe politika e rritjes graduale nuk te lejon qe te besh cmendurira te tilla.”

“Por Pogba ne fund te fundit eshte nje projekt i bukur. Per momentin i eshte shfaqur Interit si nje mundesi e mire merkatoje: a do te jene zikalterit ne gjendje ta kapin momentin? Te gjithe shpresojne ne klubin zikalter, sidomos tifozet e saj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.