Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,108 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Interi tradhetohet nga nje nga me te miret e skuadre: me i dobti ne fushe sot ishte…

NOTAT – Interi tradhetohet nga nje nga me te miret e skuadre: me i dobti ne fushe sot ishte…
Inter Club Staff

Ka qene me te vertete nje ndeshje e mire e luajtur nga Interi diten e sotme ndaj Real Madrid, por zikalterit perseri nuk kane arritur te marrin ate qe kane meritur ne fushen e lojes.

Nderkohe, keto kane qene notat e zikalterve tane:

HANDANOVIC 6 – Asensio e ben qe te nxehe menjehere dorezat por ai i pergjigjet me nje refleks te mire.

Nderkohe, mund te bente pak te goli i Benzema, Sergio Ramos dhe Rodrygo. Ishte mire sot edhe me top ne kembe.

D’AMBROSIO 5,5 – Hazard nuk eshte shume i inspiruar sot dhe Mendy duket shume nga ai, prandaj ka shume veshtiresi sot.

Mund te dukej me shume ne fazen e ndertimit, por humbet me markatura te bardha. Me pas, ne finale, humbet Vinicius dhe Interi peson golin e Rodrygo.

DE VRIJ 5,5 – Eshte ne veshtiresi te madhe sot per te ndertuar, dhe bllokohet keqazi te goli i Sergio Ramos qe shenon 2-0.

Tregon nje pasiguri te madhe, menjehere pas ndeshjes me Parmen. Me mire ne pejsen e dyte, por hollandezi i vertete eshte nje tjeter.

BASTONI 6 – Nje ndeshje shume e mire e tij, qe ben shume pak gabime dhe luan me siguri dhe personalitet.

Me pas, kur mbrojtja fillon te dale perpara, ai humbet pak busullen por asnjehere nuk humbet vete. Me i miri nga ata prapa.

HAKIMI 4.5 – E ndjen shume te kaluaren e tij dhe deshiron te tregoje dicka. Kjo e ben qe te jete pak egoist dhe te gaboje pothuajse cdo gje.

Pikerisht si ne rastin e golit te Benzema, ku i jep nje assist te tmerrshem. Nje nate shume e keqe per ishin e ndeshjes.

VIDAL 5 – E ndjen ndeshjen me shume nga sa duhet, mbase prej te kaluares se tij katalanase. Shume furi dhe aspak mendje sot, dhe te fut friken me Realin qe vraponte pak por me cilesi.

Ai gabon ne mesfushe shume, edhe pse ndihmon ne ndertim. Rri ne fushe me shume nga sa duhet sot.

NGA MINUTA E 87 RADJA NAINGGOLAN – PA VOTE.

BROZOVIC 6 – Rikthehet qe te beje regjizorin dhe nga kembet e tij kalojne me qindra topa. Ai manovron si zakonisht, me ritem te ulet dhe me sjellje konservative, por ne menyre te rralle ishte pozitiv.

Edhe kur ka hapsira, ai e ngre koken me vonese dhe nuk nxiton aksionin.

YOUNG 5,5 – Shume i shqetesuar per Vasquez dhe Asensio nuk provon pothuajse para te ndihmoje perpara. Edhe kur del, duket pak. Kualitetin sot e kishte lene ne dhomat e zhveshjes.

BARELLA 6,5 – Ne fillim e filloi pak me probleme ku duke gjetur vendin e duhur taktik gabon shume. Por me pas karikohet dhe i jep nje assist te mrekullueshem Lautaros qe shenon po ashtu nje super gol.

NGA MINUTA E 78 ROBERTO GAGLIARDINI – PA VOTE.

PERISIC 6 – Nje pjese e pare si peshku pa uje, ku vrapon shume por nuk dialogon kurre me Lautaron.

Por me pas, si ndaj Parmes, ai shenon nje gol teper te rendesishem. Shume i lodhur, kerkon te dale.

NGA MINUTA E 78 ALEXI SANCHEZ – PA VOTE.

MARTINEZ 7 – Ne fillim i bie citofonoit te Courtois dhe me pas, hap lojen me ate super gol. Perplaset si nje luan me Sergio Ramos dhe e ve ne shume veshtiresi ne lojen nje kunder nje.

Nje assist shume i bukur edhe per Perisic, i cili shenon me pas. Ne fund, perpara golit te Real, kap shtyllen ne nje aksion teper te bukur. Sa keq.

TRANJERI CONTE 5 – Pertej veshtiresive te treguara nga pozicionimi i larte i Real Madrid qe nuk lejonte qe Interi te ndertonte prapa, gabimi i tij paresor eshte qe priti shume te bente zevendesimet.

Me keto ritme, Eriksen do te ishte shume me i duhur per Interin se sa nje Vidal teper i lodhur.

Ne mes gabimesh individuale dhe taktike, Interi komplikon shume kualifikimin ne raundin tejter te Champions League. Tani behet me te vertete e veshtire.

REAL MADRID: Courtois 6,5, Lucas Vazquez 6, Sergio Ramos 7, Varane 6, Mendy 6, Valverde 6, Casemiro 6,5, Kroos 6 (dal 78′ Modric sv), Asensio 6 (dal 64′ Rodrygo 6,5), Benzema 6,5, Hazard 5,5 (dal 64′ Vinicius 6,5). All. Zidane 6,5

ARBITRO: TURPIN 6 – Kartona te verdhe te duhur dhe shume pak gabime. Ishte nje ndeshje e luajtur drejte nga skuadrat.

ASISTENT: Danos 6 – Gringore 6

VAR: Letexier 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.