Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sconcerti, cfare sulmi ndaj Interit dhe ndaj Contes: “Interi nuk do te luaje kurre mire sepse eshte…”

Sconcerti, cfare sulmi ndaj Interit dhe ndaj Contes: “Interi nuk do te luaje kurre mire sepse eshte…”
Inter Club Staff

I intervistuar per calciomercato.com, Mario Sconcerti nuk i ka kursyer aspak kritikat per Interin dhe mbi te gjitha per Antonio Conten.

Gazetari i njohur italian, eshte shume jo i qarte per disa nga zgjedhjet qe ka bere Conte deri me tani.

“Mendoj se Conte e ka humbur fillin e diskutimit. Nje vit me pare, Interi pas 6 ndeshjeve kishte 18 pike, sot ka 11.”

“Do te mjaftonte te na shpjegonte Conte se cfare ka ndodhur ne krahasim me vjet. Por une jam i bindur se Interi nuk do mund te luaje me kurre mire.”

“Kjo sepse eshte nje skuader shume e vjeter, jashte kohe dhe jashte ritmi, e mbi te gjitha, nje skuader e vjeter ne te menduar.”

“Titullaret e Interit do te luanin titullar kudo, por kam ndjesine se eshte kompletuar ne menyre te gabuar.”

BESIMI – “Eshte nje skuader qe eshte ndertuar mbi besimin tek Conte dhe tek disa lojtare, por keta te fundit nuk jane me te njejtet.”

“Ata te kualitetit, si Lautaro dhe Hakimi, jane zhdukur. Eshte nje skuader shume e zhbalancuar perpara.”

“Mbrojtja vazhdon qe te pesoje golat e perhershem. Ka lojtare qe nuk i shpjegon dot se cfare u ka ndodhur.”

“Me Parmen u fut Nainggolan por nuk dukej as vellai binjak i tij. Eshte nje tregues se tek Interi ka dicka qe nuk funksionon dhe roli i Barellas pastaj si trekuartist? Cfare ben ai aty?”

“Dikusht duhet te ma shpjegoje. Barella nuk i ka ato karakteristika, por mbahet aty sepse Barella eshte nje flipper, nje lojtar i ndihmes se shpejte per te gjithe. E Conte ne ate zone te fushes ka nevoje per nje lojtar te ndihmes se shpejte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.