Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,095 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, babai i Asllanit rrefen gjithcka: “Deri vone nuk mund ta besoja. Ja si lindi gjithcka: deri kur u firmos, ne…”

Inter, babai i Asllanit rrefen gjithcka: “Deri vone nuk mund ta besoja. Ja si lindi gjithcka: deri kur u firmos, ne…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, media shqiptare Sport Ekspres, ka intervistuar babain e Kristjanit, Gentjan Asllanin, duke marre keshtu disa fjale vertete emocionuese.

Babai i Kristjan ka folur pak a shume per gjithcka, qe te veshtiresite e para ne Itali, me udhetimin me gomone, deri te veshtiresite per te derguar te birin ne stervitje.

Keto kane qene fjalet e plota te Gentjan Asllani ne intervisten e tij per Sport Ekspres:

Gentjan, duam të përcjellim urimin e gjithë shqiptarëve për djalin tuaj. Le ta nisim intervistën me kujtimet tuaja të hershme, si erdhi kalimi drejt Italisë?

“Dua t’ju falënderoj edhe unë, të gjithëve ju për mesazhet e shumta. Largimi ishte si të gjithë emigrantët e tjerë shqiptarë.”

“Unë jam me origjinë nga Mollasi. Shihja se shumë shqiptarë po iknin, disa drejt Greqisë dhe të tjerë drejt Italisë.”

“E kisha një punë me një fugon, por kur pashë që po largoheshin të gjithë, atëherë u binda edhe vet se kishte ardhur koha për t’u larguar.”

Atëherë, largimi juaj drejt Italisë ishte me gomone apo jo?

“Po, me gomone dhe si gjithë shqiptarët e tjerë, Vlorë-Leçe. Ishin 53 veta në gomone dhe kemi zbritur për një orë e 20 minuta. U nisa për në Itali në 23 dhjetor të vitit 2001.”

“Fillimisht shkova në Rimini ku kam punuar në ndërtim. Pastaj kam qenë në Pisa dhe në 2004 kam marrë familjen në Itali.”

“Kur unë jam nisur drejt Italisë, nusja ka qenë shtatëzanë. E kam gjetur Kristjanin 16 muajsh kur u ktheva, se ai lindi në mars të 2002.”

“Imagjinojeni ndjenjën e babait që nuk e shikon fëmijën kur lind dhe kur kthehet e gjen në këmbë. Jo unë, po çdo prind tjetër do të kishte shumë emocione dhe përjetime.

A kishit frikë për mënyrën sesi do të shkonin gjërat, për jetën tuaj apo edhe për familjen që ishte mbrapa në Shqipëri?

Të them të drejtën, atëherë nuk kam pasur frikë fare. Madje jo vetëm që nuk kisha frikë, por isha i lumtur sepse Italia shihej si ëndërr e madhe.”

No photo description available.

“Tani kur i kthehesh dhe e mendon prapë, është tjetër gjë.

Vështirësi të mëdha në ditët e para apo jo?

“Jo edhe aq në fakt, shqiptarë të tjerë kanë vuajtur edhe më tepër. Nuk është se kam vuajtur në atë masë aq të madhe le ta themi.”

“Kisha kushurinjtë e mi që më garantuan shtëpinë në Itali dhe për vend pune. Vazhdojmë të kemi lidhje shumë të mira së bashku dhe nuk ua harroj kurrë atë nderin që më kanë bërë.”

“Nuk zgjati shumë dhe në 2002 u hap ligji për dokumentet dhe unë përfitova në atë moment, për të bërë dokumentat.”

Sa e vështirë ka qenë që t’i përgjigjeshe kërkesave të Asllanit për t’u bërë futbollist?

“Ah, kjo ka qenë pjesa më e vështirë. Asllani ka ardhur në moshën dy vjeç në Itali. E ka nisur karrierën në moshën 5-vjeçare në një fshat që quajtur Buti.”

“E regjistrova djalin në një vend ku ishin 1 vit më të mëdhenj se ai. Më tepër për t’u marrë me aktivitet sportiv, jo për t’u bërë futbollist dhe për të vazhduar karrierën.”

“Që në fillim, ishte Fiorentina që më ka spostuar në një akademi të sajën. Më vonë do të vinte edhe Empoli.”

“Në të njëjtin fshat ne kemi pasur ish-mbrojtësin e Empolit, Francesko Pratalin. I kam kërkuar një këshillë atij sesi duhej të veproja me djalin dhe më sygjeroi Empolin.”

“Që në moshën 7 vjeç e gjysmë dhe deri tani, djali im ka kaluar të gjitha grupmoshat e Empolit. Tani vështirësitë e mëdha ishin në oraret e stërvitjes.”

“Unë isha në punë, gruaja po ashtu. Disa herë ishin kushurinjtë që e dërgonin dhe kur ata nuk mundeshin, kam paguar njerëz deri në 300 euro në muaj që të merrnin djalin dhe ta dërgonin në një austostrad, ku vinte dhe e merrte fugoni i Empolit më pas.”

Kur ishte momenti që the…”Po, Kristjani do të shkojë larg”?

“Jo, unë nuk e shprehja dhe kurrë nuk e kam shprehur. Të gjithë më thonin se do të shkojë larg, unë nuk flisja asgjë.”

“Madje as nuk e besoja se do të arrinim deri këtu. Dje e kam besuar edhe historinë me Interin, derisa u hodh firma mbi kontratë.”

“Interi e donte prej disa kohësh, por kjo histori mua më kapi papërgatitur, nuk e mendoja dot dhe shihnim të shtangur njëri-tjetrin.”

“Por më duhet të veçoj që te Empoli i respektojnë shumë shqiptarët. Në akademinë e Empolit kanë respekt të madh për shqiptarët dhe unë këtë e kam parë vetë.”

“Një shenjë të mirë atje e ka lënë Elseid Hysaj dhe babai i tij. Madje ua jap si këshillë edhe prindërve të tjerë që t’i dërgojnë djemtë e tyre në akademinë e Empolit pasi kanë shumë respekt të veçantë për ne shqiptarët.”

Përtej futbollit, si do ta përshkruanit djalin tuaj?

“Është i qetë, i urtë, punëtor. Nuk rri dot kurrë pa u stërvitur. Presionin nuk e ndien kurrë. Në fillimet e tija kur ekipi i parë i Empolit po e aktivizonte pak, unë isha shumë i kënaqur me 5 minuta loje.”

Drejtuesit e Interit takohen sot me presidentin e Empolit, Asllani i sjell  skuadrës së tij 14 milionë euro – Sport Ekspres

“Ndërkohë Kristjani më shprehej se nuk e kishte fare problem, donte të luante 90 minuta. Pra unë e ndieja presionin nga jashtë, ai vetë jo.”

Për ta mbyllur me Kombëtaren Shqiptare. A ka pasur ndonjë interesim real nga Italia dhe a keni qenë ndonjëherë në mëdyshje për zgjedhjen tuaj?

“Ne me Shqipërinë e kemi nisur nga mosha U-15 për herë të parë. Për një moment nuk na thërritën më pas te U-17.”

“Nuk kam telefonuar njeri, nuk kam ngritur kurrë zërin se përse nuk e merrni djalin tim. Kemi qëndruar në heshtje.”

“Por një skaut i FSHF në Itali, Ervis Jaho, vinte dhe shihte çdo lloj ndeshje të mundshme të Kristjanit tek të rinjtë e Empolit. Atje kishte edhe shumë shqiptarë të tjerë, por Ervisi vinte edhe pa dijeninë time, shihte djalin në stadium.”

May be an image of 2 people

“Kështu do të bashkohej sërish me Kombëtaren. Ne jemi shqiptarë, nuk diskutohet. Italia ka pasur një shtytje para ndeshjeve tani me Kombëtaren, por nuk bëhet fjalë.”

“Unë dhe djali im kemi qenë “të sëmurë” pas Shqipërisë dhe nuk kishte fare mëdyshje për të zgjedhur Kombëtaren.”

“Kur vjen në shtëpi më thotë se te Shqipëria ka shumë lojtarë të mirë dhe se kanë shumë besim se do të arrijnë në Europian.”

“Ka pasur përshtypje shumë të mira nga Kombëtarja, e kanë pritur shumë mirë dhe e kanë respektuar, se pak ndeshje ka aty si i ri.”

Burimi: Sport Ekspres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.