Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk i beson syve pas ndeshjes: “Me duket e pabesueshme te shikoj se Juventusi ka…”

Conte nuk i beson syve pas ndeshjes: “Me duket e pabesueshme te shikoj se Juventusi ka…”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur edhe per Sky Sport diten e djeshme pas fitores ndaj Sassuolos me rezultatin 2-1.

“Per ne cdo ndeshje eshte shume e rendesishme. Topi ka filluar te behet teper i rende tashme sepse kemi nje pozicion te vecante ne klasifikim.”

“Shume djem te skuadres gjenden ne kete situate per here te pare ne karrieren e tyre. Eshte nje fitore e nje vlere te madhe.”

“Eshte e kote te flasim gjera bosh. Ne po i japim nje vazhdimesi rezultateve ne menyre te pabesueshme dhe merita i shkon ketyre djemve.”

“Jemi ne nje pike te sezonit ku strategjia eshte shume e rendesishme. Cdo skuader qe perballemi kerkon te na godase por ne godasim akoma me mire mbrapsht.”

“E dinim qe Sassuolo ishte e mire ne mbajtje topi, i pelqen ta mbaje, por ka edhe defekte ku ne mund ta godisnim dhe e beme kete gje.”

“Pertej mbajtjes se topit, Sassuolo ka bere nje ndeshje te mire por ne kemi humbur 2-3 raste te pastra per gol.”

“Objektivi yne ishte vetem fitorja dhe e arritem kete gje. Favorite? Nuk eshte nje problem ta pranoj, e dime se ne mes eshte dicka e rendesishme.”

“Jemi te perulur ta pranojme kete gje. Por duam te punojme shume, kemi ende rruge perpara. Eshte e rendesishme.”

“+12 pike ndaj Juves? Eshte e pabesueshme, ndihem i mrekulluar. Te mendosh se ne harkun e dy viteve te rekuperosh kaq shume pike ndaj dominueses se kampionatit edhe ne enderr nuk e kisha imagjinuar.”

“Ne harkun e dy viteve kemi rekuperuar shume. Nuk do te thote se jemi me te forte, sepse Juventusi ka nje skuader teper te forte dhe kjo e ben akoma me te mrekullueshme kete qe kemi bere ne.”

“Por do te thote se kemi perveshur menget dhe kemi punuar ne menyre te madhe drejt nje objektivi te madh.”

“Kampionati ishte dominuar gjithmone nga nje skuader dhe ne arritem ta ndryshojme kte gje. Kjo na ka motivuar akoma me shume.”

“Ka qene nje shtyse per te gjithe, edhe per ata qe luftuan per here te pare per kete objektiv.”

“Vitin e kaluar luajtem nje finale Europa League, tani do te kerkojme te marrim maksimumin nga ky objektiv qe kemi.”

“Interi ka luajtur ndeshje tem edha edhe ne Champions League, ku ndaj Real Madrid merituam edhe me shume.”

“Por kemi dale nga kompeticioni edhe pse luanim mire e kjo gje nuk i interesoi askujt. Tani flasin se Interi fiton po sluan mire…”

“Sot nese nuk kapim dot estetiken duhet te kapim rezultatin. E rendesishme eshte qe te kapim objektivin dhe estetika kalon ne plan te dyte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.