Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, merret vendimi: “Do te largohet Pinamonti dhe do te vije nje TOP PLAYER ne sulm: ja emri.”

Inter, merret vendimi: “Do te largohet Pinamonti dhe do te vije nje TOP PLAYER ne sulm: ja emri.”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter edhe pse te gjithe jane te fokusuar te Serie A e ketij sezoni, drejtuesit po mendojne edhe per sezonin e ri.

Perpara eshte nje kampionat i tere per tu programuar, ku ne skuadren e pare pritet te kete edhe disa ndryshime te rendesishme.

Ne fakt, nje nga repartet qe do te preket eshte ai i sulmit, ku normalisht ka edhe lojtare te paprekshem si Lukaku dhe Lautaro.

Por eshte edhe Alexis Sanchez, qe veshtire te levize nga Milano duke pare rendimentin qe po tregon, me perjashtim te ndonje kerkese per tu shitur nga ana e tij.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, tashme Interi ka menduar edhe lojtarin qe deshiron te afroje pas largimit te Pinamontit.

“Me shume mundesi largimi i Pinamontit eshte i sigurt tashme dhe ai deri me tani ka luajtur vetem 59 minuta ndermjet Serie A dhe Kupes se Italise e Champions Leagues.”

“Me siguri qe klubi do te provoje te kenaqe Conten duke i dhuruar nje sulmues te kartert qe mund te quhet fare mire nje TOP PLAYER.”

“Kohet e fundit eshte folur per Luis Muriel: kolumbiani shihet si zgjidhja perfekte per nje repart qe sipas Contes me te do te behej akoma edhe me shume kompetitiv.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.