Corriere zbulon: “Demtimi i Sanchez, lajme te keqija per Interin: ai ka pesuar nje…”
Nga faqet e edicionit te perditshem te Corriere dello Sport kane ardhur lajmet e para per sa i perket gjendjes fizike te Alexis Sanchez.
Ashtu si e tha edhe dje Conte, lojtari do te mungoje diten e sotme ne ndeshjen ndaj Genoas por frika eshte nje tjeter.
Ne kampin zikalter frikesohen se ai mund te mungoje per disa ndeshje ne kete periudhe ku Interi do te kete 5 takime ne 15 dite.
Sipas kontrolleve te para ne Appiano Gentile, per te eshte konfirmuar keshtu nje terheqje muskulare ne kofshen e djathte.
Ai ka ndjere dhimbje ne ndeshjen ndaj Borussia Monchengaldbach dhe ka kerkuar zevendesimin ne fund te pjeses se pare.
Conte ne ate rast e zevendesoi menjehere me Lautaro Martinez, por demtimi i tij eshte dicka teper negative per Interin sepse e varferon me shume pankinen zikalter ne kete moment.
Sipas burimeve prane Interit, situata e Sanchez do te vleresohet dite pas dite, por ai pritet te humbase te pakten 3 ose 4 ndeshje, pra te mungoje rreth dy jave.
Ne stol ne sulm per Interin mbetet mundesia Andrea Pinamonti ne ndeshjen ndaj Genoas, nje sfide prej ishi per te.