Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

366 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte paralajmeron Zhang publikisht ne konference: “Prisni edhe pak. Prisni fundin e sezonit dhe do shihni qe…”

Conte paralajmeron Zhang publikisht ne konference: “Prisni edhe pak. Prisni fundin e sezonit dhe do shihni qe…”
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte rikthyer protagonist diten e djeshme ne Appiano Gentile ku ka folur perpara ndeshjes me Veronen.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter:

Cfare tip ndeshje duhet te presim kunder Verones? Do gjesh nje tranjer qe te ngjan pak ne pankinen kundershtare.

“Do te jete nje ndeshje e forte, e veshtire, me nje skuader qe po ben shume mire ne kete kampionat.”

“Per mendimin tim ka marre disa rezultate negative qe si ka merituar. Ata kane nje tranjer shume te zotin si Juric.”

“E ka bere kete pune te mire edhe vitin e kaluar por po e ben edhe tani. Ka punuar shume kohe me Gasperinin, nuk mund te mos flas vetem mire per te.”

A ka qene stimuluese qe te maturosh grupin? Jane ndeshje qe me se shumti pergatiten me mendje?

“Nuk eshte hera e pare. Ne Siena vinim nga nje renie ne Serie B dhe ishim te pergatitur, por te Juventusi nderkohe rrugetimi nisi direkt nga zero dhe me nje mentaltet fitues.”

‘Fati eshte se pertej ideve ti te kesh lojtare qe jane te gatshem per te luajtur per ty. Duke pasur fatin te kem kete grup lojtaresh, eshte nje gje e madhe.”

“Po rritemi ne cdo kendveshtrim. Kjo rruge qe kemi bere do te na mbetet ne zemer pergjithmone te gjitheve.”

“Per te fituar duhet ta dish se ke nje rrugetim per te bere. Duhet ta kompletojme dhe do te qendroje brenda nesh pergjithmone.”

Po punon ne menyre te ndryshme ne javet e fundit?

“Ne kete moment, per rrugetimin e beree, per ate qe kemi treguar, ka shume pak per te folur per djemte.”

“Ata e dine. Kemi bere cdo gje siper pritshmerive. Por ne te njejten kohe une i shoh te qete, qe punojne pa zhurme.”

“Skuadra eshte mire. Ne dy ndeshjet e fundit kunder Napolit dhe Spezias mendoj se meritonim pak me shume.”

“Mbase ka ndodhur qe here tjeter kemi merituar me pak dhe kemi marre me shume. Futbolli ky eshte.”

“Skuadra eshte me shendet te plote. Na kane anulluar dy gola per centimetra, duke pesuar vetem nje gjuajtje ne porte.”

“Edhe ne Napoli kapem dy shtylla po ashtu si ndaj Spezias. E dime ama se ndaj Verones duhet te jemi te pergatitur. Jane nje skuader fizike. Kane vene ne veshtiresi te gjitha klubet e medha.”

Ky sezon ka qene me i veshtiri per ty ne karriere per shkak te Covid dhe problemeve ne klub? Kjo a i jep akoma edhe me shume vlere asaj qe po beni?

“Mendoj se eshte e padobishme qe te nenvizojm disa gjera. E dine te gjithe se me cfare sezoni po perballemi.”

“Duhet te mbetemi te perqendruar dhe te kerkojme qe te perfundojme sezonin ne menyren me te jashtezakonshme.”

“Per sa i perket te tjerave, e perseris, te gjithe e dine cfare ka ndodhur. Ne jemi te perqendruar dhe kemi bere gjithcka me seriozitet profesional si gjithmone.”

“Kemi treguar se jemi te lidhur me fanellen, me klubin, me tifozet. Djemte jane sjelle ne menyren e duhur. Mungon nje hap i fundit per te kurorezuar dicka qe ishte e imagjinueshme pas dy vitesh.

Deshironi ta mbyllni ceshtjen Skudeto para ndeshjes me Romen dhe Juventusin?

“Ne kemi fatin qe jemi ne krye dhe te tjeret duhet te mendojne per ne dhe jo ne per ata.”

“Une mendoj vetem per vete, per te fituar ndeshjen dhe aq. Nuk duhet te bejme llogari per skuadrat e tjera.”

“Fituesi nuk ben llogari. Llogarite i bejne ata qe jane poshte. Kete mesazh e kam thene edhe kur Milani ishte perpara nesh por edhe tani qe ka nje skuader tjeter poshte nesh. Nese luan dhe fiton, llogarite ja le te tjereve.”

Ti ke kerkuar qartesi dhe sqarime ne fund te sezonit: une pyes, ne cfare kuptimi? Nese nje merkato tjeter pa invesime eshte perpara, cfare do te besh ti?

“Ne pyetjen tende ka shume nese dhe me nese nuk shkohet askund. Flasim per ate qe po bejme tani. Me nese nuk shkohen askund.”

Ne keto muaj largesie qe ka pasur presidenti a je ndjere ti i mbeshtetur ne punen tende te perditshme?

“Nuk me intereson te futem te ky diskutim perpara ndeshjes. Nuk kam kenaqesine te pergjigjem, mendoj se duhet te shijoj dhe te perqendrohem tek neshja. Po luajme punen e dy viteve. Juve ju duhet lajme, por ka kohe.”

Cfare do te thote per ty te fitosh kampionatin me Interin dhe cfare do te thote kjo gje per te ardhmen tende dhe te skuadres?

“Une jam nje person qe shikon shume te e tashmja. Deri sa dicka nuk eshte e fituar akoma, une nuk flas dot pa e pasur ne dore.”

“Do te ishte prej budallenjsh dicka e tille. Te fitojme njehere dicka dhe flasim pastaj. Por jemi ne rruge te mbare, te bukur, te rendesishme.”

“Mos me merrni si te paedukuar, por deri sa ta fitojme Skudeton te flasim per te do ishte prej budallenjsh.”

“Jam shume realist. Per momentin jemi afer, por skemi fituar asgje. Vetem pasi te ndodhe kjo do mund te me beni pyetjet qe deshironi.”

“Deri atehere ka kohe. Eksperiencat e kaluara me kane mesuar te jem i duruar, nese do e meritojme, ai do te vije.”

“E atehere une do i pergjigjem te gjitheve per arsyen se pse nuk jam fshehur kurre. Prisni edhe pak. Prisni fundin e sezonit dhe do shihni qe do ju pergjigjem per cfare te doni ju e per ke te doni ju. Edhe per pyetjet me lart.”

Sa distance ka ne kete moment ndermjet Interit dhe gjysmefinalisteve te Champions League?

“Kur te mbaroje cdo gje do te flasim. Une uroj te festojme kete vit, por ketyre pyetjeve tuaja per te ardhmen do ju pergjigjem atehere me kenaqesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.