Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte rikthehet te flase per Interin dhe ka nje mesazh per tifozet: “Duhet te jeni te sigurt qe une tek Interi…”

Conte rikthehet te flase per Interin dhe ka nje mesazh per tifozet: “Duhet te jeni te sigurt qe une tek Interi…”
Inter Club Staff

Rikthehet te flase Antonio Conte per Interin dhe e ben kete gje per La Gazzetta dello Sport pas disa javesh.

Keto jane fjalet e para nga tekniku pas largimit nga Interi dhe qe vine direkt nga Milano ku ai eshte kthyer te beje dozen e dyte te vaksines.

Conte si ke zbarkuar ne Milano pasi tashme nuk je me tranjer i Interit?

“Nje ndjesi e ndryshme, nuk e mohoj dot. Deri para pak dite me pare po festonim Skudeton.”

“Por ndjesia e trishtimit dhe melankolise eshte zevendesuar direkt nga kenaqesia e madhe qe kam pasur te takoj shume tifoze neper rruge qe me kane treguar dashuri, stime dhe me kane falenderuar.”

“Zeri i tyre teksa me thonin ‘faleminderit mister’ qe me vjen ne mendje vazhdimisht vlen per mua nje Skudeto te tere.”

“Eshte bindja se njerezit e vleresojne ate qe eshte bere dhe dedikimin qe kam pasur ne keto vite.”

“Kane vleresuar punen e madhe per te derguar klubin aty ky e kishte vendin bashke me tifozet dhe skuadren. Kam dhene vertete gjithcka, njerezit kete gje e dine…”

Nje simbol interist si Massimo Moratti, ne nje takim per Fatto Quotidano ka thene se largimin tend e ka pare si nje mungese te perkatesise ndaj fanelles zikalter.

“Nuk e mohoj qe kam mbetur pak keq dhe i hidheruar nga ato fjale nga Moratti, nje njeri elegant, inteligjent dhe i apasionuar, qe me familjen e tij perfaqeson historine e Interit dhe e njeh shume mire dinamiken e ndodhive.”

“Por ne jemi degjuar ne telefon dhe presidenti me ka kerkuar falje per ato fjale qe nuk perfaqesonin mendimin e tij te vertete.”

“Kush me njeh mua, jo vetem ai, e di se sa te forte e kam pasur lidhjen me ngjyrat qe une kam perfaqesuar gjithmone.”

“Ka nga ata qe lene skuadra te lodhura, me kampione qe kane dhene gjithcka ca kishin per te dhene.”

“Por une kam lene gjithmone pas skuadra te reja, me lojtare te rinj, te permiresuar dhe vleresuar.”

“Grup te bashkuar, me mentalitet fitues. Kjo gje nuk blihet ne merkato, por eshte bije e nje pune te bere per te miren e perbasahket.”

“Kjo ben diferencen ne fund. Une duke bere shaka por jo edhe aq shume them se fitoret ndertohen ne fushat me bar te prere mire ne fushat stervitore.”

I famshmi obsesion i fitores per Conten.

“Duhet te jete nje kompliment i madh per mua kjo etikete edhe pse disa duan te fusin negativitet te kjo.”

“Shiko, une qe femije gjithcka qe kam pasur e kam ndertuar me pune, njohje, sakrifice dhe pasion. Kjo nuk do te thote se nuk duhet te ngadalesosh dhe te buzeqeshesh.”

“Por rezultatet vine direkt nga nga karakteristikat qe kam thene. Kush punon ne nje klub te madh, ne cdo rol, duhet te jape maksimumin.”

“Ne jemi njerez te privilegjuar, fitojme shume para, kemi detyren per te bere mire. Une jam shume kerkues ndaj vetes pastaj ndaj te tjereve.”

“Nuk luaj per te marre pjese, por per te fituar. Me therrasin per kete. Nga une marrin te gjithe fitoren dhe pike.”

“Te fitosh eshte ne menyre te mallkuar shume e komplikuar por une e kam treguar me shume se njehere se me mua mund te fitohet.”

“Une duhet te shof driten ne fund te tunelit gjithmone.”

Por eshte e vertete qe ty te streson shume ambienti qe ke perreth deri ne ate pike sa nuk mund te rrish gjate ne nje skuader?

“Do te ishte shume e thjeshte te pergjigjesha po. Ose mbase duke te thene se ne keto nivele ndihesh i stresuar.”

“Nuk dua te bej populistin, por le te themi se stresi sjell buken ne shtepi. Me pare kam treguar sa i kenaqur jam ndjere nga komplimentet e tifozeve qe me thone faleminderit mister neper rruge.”

“Ja, kjo eshte e barabarte me ate qe me thone lojtaret qe kane qene protagonist. Me mua ndihen te rritur dhe te permiresuar. Mendon se eshte stresuese kjo?”

Ti kerkon te paguhesh shume…

“Dhe i bej te fitojne shume me shume.”

Prit, se nuk e kam mbaruar pyetjen. Po thoja: ti kerkon te paguhesh shume, jane shifra me hapin e kohes?

“Shifrat i vendos merkato, rezultatet e arritura, puna e bere nder vite. Por pertej kesaj, me ler te them se nese problemi im apo fiksimi im do te ishin parate, ne te kaluaren do te qendroja aty ku kam qene.”

“Do te kisha pranuar kompromise dhe do te merrja edhe rinovime kontrate. Por jo, une shoh projekte dhe jam i gatshem te largohem e te rri ne shtepi nese nuk me bindin.”

“Eshte nje ceshtje vizioni, serioziteti, ndershmeri intelektuale dhe principe qe une nuk i prek.”

Ne disa propozime qe nuk te kane bindur plotesisht, ai i famshmi 1% mundesi te fitosh qe ke pasur ne fillim, sa ka ndikuar tek ti?

“Ne pergjithesi, mua sfidat me pelqejne dhe e kam treguar se i kam pranuar gjithmone. Kjo sepse edhe ne klubet e medha qe une kam shkuar nuk kam nisur asnjehere si favorit.”

“Por nese dicka nuk me bind une preferoj te mos pranoj ose te mos vazhdoj, pertej cdo rroge qe me kane ofruar.”

Pas javes se fundit te kampionatit tek Interi thuhej: jemi ne fillim te nje rrugetimi fitues dhe kerkojme yllin e dyte. Pas largimit tend objektivi eshte te konfirmohen ne zonen Champions. Cfare konsiderate ben ti per kete: vleresim i larte per ty apo dicka tjeter?

“Per kete nuk duhet te me pyesesh mua…”

Sipas teje a kane influencuar fjalet e presidentit Zhang ne nevojat e menjehershme te klubit? Te Gazzetta nder te tjera ai ka thene: “Conte eshte nje fitues, por kemi ide te ndryshme. Ajo qe ishte thelbesore per te, nuk ishte per klubin. Dhe e kunderta.”

“Une mund te them se projekti im kurre nuk ka ndryshuar. Por nuk do te kishte kuptim te flisnim tani per keto gjera.”

“Nuk dua te futem fare ne asnje polemike per ceshtje merkatoje apo gjera te tjera. Une respekton presidentin Zhang, e falenderoj qe me zgjodhi.”

“I dua te miren Interit, skuadres dhe tifozeve. Dua ti them nje “pac fat” te sinqerte Simone Inzaghit qe eshte nje teknik i mire, i zoti, ambicioz dhe i uroj te gjithe botes zikalter sukseset me te medha ne bote.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.