Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

990 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku, probleme te shumta dje ne Appiano: ka qene e nevojshme nderhyrja e karabiniereve

Lukaku, probleme te shumta dje ne Appiano: ka qene e nevojshme nderhyrja e karabiniereve
Inter Club Staff

Qe Interi te arrinte tek Romelu Lukaku me ne fund u deshen jave te tera tratativash dhe zera merkatoje. 

Por ishte nje telenovele e gjate ajo ndermjet Interit dhe belgut qe pati nje happy ending per tifozet e Interit qe mezi e prisnin nje transferim te lojtarit ne Milano.

Edhe pse Romelu nuk ka luajtur ende asnje ndeshje zyrtare me Interin, tifozet mezi po presin ta shohin ate ne aksion me bluzen zikalter.

Por jo vetem kaq: Lukaku-mania tashme ka kapur te gjithe boten zikalter ne Itali dhe jo vetem. Gjithesesi dicka shume e vecante ka rene ne sy diten e djeshme ne Appiano Gentile.

Numri i tifozeve jashte kangjellave te qendres sportive te Interit ka qene shume i larte per shkak te entuziazmit per yllin e ri zikalter Romelu Lukaku.

Pikerisht ky numer i larte ka qene nje problem shume i madh per stafin e Interit dhe lojtaret te cilet pas stervitjes nuk kane mundur dot te largohen sepse ishte bllokuar hyrja kryesore.

Ne fillim te gjithe kane ndalur per disa selfie dhe autografe, por ka ardhur nje pike kur asnje makine nuk po kalonte dot dhe eshte dashur nderhyrja e karabiniereve italiane (policise) per te qetesuar gjithcka.

Ata kane mberritur aty rreth 20 minuta pasi situata ishte bere problematike dhe prej ores 20:00 kane arritur te garantojne qetesine publike duke krijuar nje kordon te gjate me tifoze te cilet mund te pershendesnin idhujt e tyre, por pa i ndaluar ata.

Te pyetur nga gazetaret e pranishem, shumica prej tifozeve kane pohuar qe ishin aty per te pershendetur blerjen me te re te Interit, Romelu Lukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.